KRYESORE

Policët e OFL-së rrethojnë kompleksin “Golden” në Shijak

Tre ditë pas miratimit të aktit normativ “antiKÇK”, policia ka nisur sekuestrimin e pasurive të grupeve kriminale.

Operacioni Forca e Ligjit rrethoi resortin “Golden” të familjes Hajri në Shijak, disa anëtarë të së cilës janë arrestuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Në sitën e kësaj strukture do të jenë të gjitha objektet, pronat dhe llogaritë bankare të anëtarëve të kësaj familje, të afërmve të tyre apo personave të tretë që dyshohet se mund të jenë përdorur për të transferuar pasuritë e krijuara përmes aktivitetit kriminal. Policia dyshon se pasuritë burojnë nga aktivitete kriminale”.

Pronari i resortit, Altin Hajri, vazhdon te jëtë ende në kërkim nga policia. Ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për gjetjen e trupit të 49-vjeçarit që mendohet se është varrosur në fshtin Pjezë shumë afër resorit ‘Golden’ në zonën e Shijakut.

Policia dyshon se anëtarët e familjes Hajri janë përfshirë në aktivitete të paligjshme, por zyrtarisht nuk jepen detaje mbi operacionin.

Mësohet se paraditen e së hënës u është dorëzuar formulari dhjetra subjekteve që sipas aktit normativ, do të kenë kohë 48 orë për të justifikuar të ardhurat dhe si janë krijuar këto biznese, pasuri të paluajtshme dhe automjete. Në bazë të informacioneve të mbledhura edhe nga drejtoritë në 12 qarqet e vendit, në policinë kriminale është krijuar edhe lista e personave që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe që kanë krijuar pasuri të jashtëligjshme.

Nga informacionet e para mendohet se janë rreth 250 subjekte të cilat do të kalojnë në filtrat e Operacionit Forca e Ligjit, dhe që kryesisht janë në qarqet më të mëdha të vendit.

Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur kjo strukturë anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK. Kësaj të fundit i jepet 15 ditë kohë, dhe 15 të tjera do i jepen Gjykatës që të shprehet me vendim për vendosjen e sekuestros.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago