Mbrëmë dyshohet se aksidentalisht u vra një polic në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Klan Kosova ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke mësuar se ka ndodhur një incident me armë zjarri.
Fillimisht është dyshuar se një polic aksidenalisht ka shkrepur armën dhe ka marrë plagë të rënda, duke humbur kështu jetën.
Klan Kosova mes tjerash merr vesh se polici i vrarë ishte 25 vjeç dhe se Policisë së Kosovës iu bashkua rreth tre muaj më parë.