LAJME

Policia belge ngre alarmin: Rriten përplasjet me armë mes bandave, si mafia shqiptare po i bën “zbor” autoriteteve

Në muajt e fundit, Brukseli ka parë një rritje të përplasjeve me armë zjarri mes bandave të trafikut të drogës, kryesisht ato shqiptare.

Sipas raportit të policisë, që nga fillimi i vitit kanë ndodhur 22 përplasje me armë, nga të cilat njëra ka rezultuar fatale.

Raporti u bë i ditur gjatë një konference për shtyp nga zyra e prokurorit publik të Brukselit, së bashku me policinë federale dhe zona të ndryshme të policisë lokale.

Ndërkohë, 14 incidente të tjera kanë sjellë plagosjen e një personi, ndërsa në një rast tjetër janë plagosur 2 persona.

Gjashtë raste të të shtënave me armë nuk patën fare të lënduar.

Më të prekura ishin territoret e zonave të policisë lokale të Brukselit Perëndimor.

Autoritetet hetuese shpjeguan se hetimet për incidentet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e tyre të sakta, por rrethanat e ndryshme shpesh e bëjnë këtë proces sfidues.

Disa raste përfshijnë bandat e rrugës dhe të tjerat janë rezultat i incidenteve lokale.

“Nuk janë në të njëjtin kontekst, nuk bëhet fjalë për një organizatë kriminale pas të gjitha incidenteve. Bëhet fjalë për fakte dhe grupime të ndryshme individuale. Motivet dhe rrethanat janë të ndryshme”, tha Tim De Wolf, prokurori publik i Brukselit.

Megjithatë, sipas autoriteteve, shumica e të shtënave mund të lidhen me trafikun e drogës.

Në disa raste, të shtënat mund të lidhen edhe me mafien shqiptare, siç ishte rasti pranë Place de Brouckère, ku Kasandër Noga qëlloi me 6 plumba Erion Hasanbelliu i cili mbeti i plagosur rëndë.

Konflikti mes dy shqiptarëve kishte një histori 20-vjeçare përplasjeje dhe tentativa për hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.

Wolf vuri në dukje se viktimat shpesh hezitojnë të bashkëpunojnë edhe pse i dinë detajet, dhe se mbledhja e dëshmive në qarqet e drogës është një proces i ngadaltë, i cili e ndërlikon më tej hetimin.”

“Në çdo rast, këto dosje konsiderohen si prioritet si nga prokuroria publike ashtu edhe nga zonat e policisë në fjalë.”

Mungesa e stafit dhe burimeve

Një prani e shtuar e policisë tashmë po zbatohet në lagje të caktuara për të siguruar popullatën, tha De Wolf.

Megjithatë, në muajt e fundit, raportet theksuan se Policia Gjyqësore Federale po përballet me mungesë të stafit, veçanërisht detektivë.

Muajin e kaluar, policia i kërkoi Komisionit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të Parlamentit Federal për investime shtesë, si dhe 1000 anëtarë shtesë të stafit për të ndihmuar forcat të organizohen më mirë, veçanërisht në një botë digjitale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

49 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

1 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago