FOTO&VIDEO

Policia e bën për spital mërgimtarin e sëmurë nga Zvicra

Rexhep Idrizi së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij kishte ardhur për pushime në vendlindje. Por, atë që më së paku e kishte menduar atij i kishte ndodhur. Siç tregon ai policët kufitar në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” e kanë rrahur thuajse për vdekje djalin e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një rrëfim ekskluziv Idrizi rrëfen se më datën 22.10.2019, ka ardhur në Kosovë, më saktësisht ka hyrë në pikën kufitare te Dheu i Bardh së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij. Siç tregon ai djali të cilin ia ka rrahur policia e Kosovës është në gjendje të rëndë shëndetësorë.

“Pas një pritje në kufij diku rreth 30 minuta, u futen në Kosovë. Duke menduar se polica e sigurimit e veturës sime vlen edhe për Kosovë, ne fare nuk e morëm atë në pikën kufitare. Ne kemi vazhduar rrugën dhe kur arritëm në fshatin Ranillugë, na ndali policia në rruge na i mori pasaportat dhe na urdhëroi të kthehemi sërish për në pikën kufitare ku kemi hyre ne”, rrëfen i emocionuar Idrizi.

Ai më tutje tregon se prej aty janë kthyer edhe një herë në pikën kufitare, ku policëve që kanë qenë aty, ai thotë se u ka kërkuar falje, pasi që nuk e ka ditur se duhet të merret patjetër sigurimi kufitar.

“Unë i thash policit unë e pagova gjobën 150 euro, e paguaj edhe policen, sepse i kam parat, duke debatuar më te afër meje janë ofruar edhe tre policë tjerë. Kur policet u ofruan afër meje njeri nga djemtë e mi, ai që është i sëmurë rënde doli nga vetura”, rrëfen më tutje Idrizi.

Ai tregon se duke debatuar mes vete, njeri nga policet tha se djali im që është i sëmure po na kërcënon, dhe në këto momente sipas tij policia kufitare kanë filluar ta godasin djalin e tij.

“Unë bërtitsha. Merrmëni mua, mos e goditni djalin se e kam të sëmurë, mos i mëshoni djalit se iu mbetet në dorë. Por, pavarësisht lutjeve të mija e morët ata djalin dhe e futën brenda. Aty brenda kanë ushtruar dhunë të madhe ndaj djalit tim. Djali im aty ka qene duke ndërruar jetë prej torturës, mezi e kanë zgjuar policia sepse ai aty e ka humb vetëdijen” rrëfen i emocionuar më tutje Idrizi për ‘Front Online’.

Ai thotë se menjëherë nga aty djalin e ka dërguar në emergjence, pasi që gjendje e tij shëndetësore ka qenë shumë e keqe.

Ai më tutje ka treguar se për dhunën që ka përjetuar rastin e ka hapur edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës, por deri më tash nuk është marrë masa ndaj policeve në fjalë.

“Unë nuk kthena në Zvicrës pa e ditë së çfarë po ndodh me këtë rast edhe kam me i humb me punë e me krejt, por me ju falë këtyre kurrë. Me ma rreh thuajse për vdekje djalin në gjendje të rëndë shëndetësore, kjo për mua është shumë e rëndë” përfundon rrëfimin e tij Idrizi.

Media për këtë çështje i ka dërguar pyetje edhe Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, por deri në përfundim të orarit të punës nga ta nuk ka marrë përgjigje fare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago