FOTO&VIDEO

Policia e Kosovës në kërkim të dy vëllezërve të dyshuar për vrasje në Norvegji

Policia e Norvegjisë është vënë në kërkim të dy vëllezërve nga Kosova, të cilët janë të dyshuar për vrasjen që ndodhi më 7 tetor në qytetin Mortensrud. Valon dhe Visar Avdyli, sipas policisë norvegjeze dyshohet se që nga 9 tetori janë strehuar në Kosovë.

Valon dhe Visar Avdyli po kërkohen edhe nga Policia e Kosovës, pasi autoritetet kosovare janë në bashkëpunim me ato norvegjeze për kapjen e dy vëllezërve.

Kështu ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke theksuar se në lidhje me urdhërarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet norvegjeze, janë njoftuar autoritetet kompetente.

“Me datë 15.10.2021, Policia e Kosovës lidhur me çështjen në fjale ka pranuar informacionin nga autoritetet Norvegjeze dhe nga ajo kohe është në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë Norvegjeze. Po ashtu lidhje me urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet norvegjeze, janë njoftuar autoritetet kompetente”, ka konfirmuar Policia e Kosovës për Express.

Vrasja në fjalë ka ndodhur gjatë javës së parë të këtij muaji para një shkolle në qytetin Mortensrud, ku viktimë ishte 20-vjeçari Hamse Hashi Adan. Një burrë tjetër 40-vjeçar gjendet aktualisht në paraburgim si i dyshuar për bashkëpunim në vrasje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago