FOTO&VIDEO

Policia e SHBA “ndalon” presidentin francez, Macron telefonon Trumpin

Presidenti francez Emmanuel Macron u bllokua për një moment nga policia në rrugët e New York City për shkak të kalimit të autokolonës së Donald Trump, sipas pamjeve të Brut.

Ai sapo kishte njoftuar njohjen e Shtetit të Palestinës kur u ndalua të hënën në mbrëmje në rrugët e Nju Jorkut për shkak se aty po kalonte eskorta e homologut të tij amerikan, Donald Trump.

Sipas Le Parisien një oficer policie i ndalon kalimin: “Më vjen shumë keq, z. President, gjithçka është bllokuar aktualisht,” pasi Macron përmend “ambasadën franceze”. Shkaku është prania e një “karvani”, sigurisht ai i Donald Trump.

Macron e pyet: “Nëse nuk e shihni, më lejoni të kaloj.” Në sekuencën tjetër, shihet me celular në vesh, duke folur me Donald Trump dhe i thotë duke qeshur: “Si je? Po pres në rrugë sepse gjithçka është e mbyllur për ty.”

 

Video Player

Kujtojmë që Macron njoftoi njohjen e “Shtetit të Palestinës” nga Franca të hënën, nga podiumi i OKB-së, duke u përpjekur të rrisë presionin mbi Izraelin për “paqe”, një veprim historik që mbetet kryesisht simbolik ndërsa Presidenti i SHBA, Donald Trump, pritet të flasë të martën


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago