Sipas Policisë së Shqipërisë, gjatë kontrollit “u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme, të cilat të dy personat dyshohet se i kanë siguruar në Fier, Berat dhe Gjirokastër”
Përderisa autoritetet policore të Shqipërisë kanë dalë me njoftimin se kanë arrestuar dy shtetas në flagrancë me artefakte, njëri prej të cilëve punonjës në parqe arkeologjike, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e ka mohuar këtë duke theksuar se nuk i mungon asnjë artefakt. Deri të martën pritet ekspertiza nëse objektet e konfiskuara janë origjinale apo kopje
Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në flagrancë nga autoritetet policore si të dyshuar për trafikim me vepra të trashëgimisë kulturore. U janë konfiskuar 13 artefakte që dyshohet s kishin destinacion tregun e zi në Greqi, Itali dhe Mal të Zi. Sipas Policisë së Shqipërisë, gjatë kontrollit “u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme, të cilat të dy personat dyshohet se i kanë siguruar në Fier, Berat dhe Gjirokastër”.
Sipas policisë, njëri prej të arrestuarve është punonjës i parqeve arkeologjike, i cili siguronte statujat, ndërsa shtetasi tjetër bashkëpunonte për të shitur veprat e artit kundrejt vlerave që sipas policisë varionin nga 10 mijë deri në 20 mijë euro.
Nga pamjet e policisë, veprat e artit të bllokuara që paraqesin kryesisht koka prej mermeri dhe statuja të vogla, sipas vlerësimit paraprak të specialistëve të trashëgimisë janë të ngjashme me ato të zbuluara në qytetet antike
Arrestimi ka ndodhur të shtunën në Durrës. Por për këtë ngjarje ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka dalë me sqarim. Ai ka siguruar se në asnjë prej fondeve pasuri kulturore, në ruajtje apo administrim, nuk ka mungesa apo akte që të kenë cenuar inventarët apo pasuritë në to. Ka mohuar se i arrestuari është punonjës në parqet arkeologjike
“Njëkohësisht, asnjë nga emrat e bërë publik nga policia, si trafikantë të dyshuar të objekteve të sekuestruara në flagrancë, nuk është pjesë e stafit të institucioneve në varësi të MEK-ut. Ka thënë se uron që “ekspertimi i planifikuar ditën e martë pranë Policisë së Shtetit të nxjerrë se flitet për kopje false apo riprodhime amatoreske”. “Shpresoj në mirëkuptimin e publikut për faktin se në cilësinë e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk kam nxituar ende të përgëzoj, aq më tepër, sepse duke bërë këtë mund të konfirmoja një lajm, që edhe pse nga Policia e Shtetit duhet të verifikohet!”, shkruhet në sqarimin e ministrit Gonxhja.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…