Në faqen e saj në Facebook, Policia e Shqipërisë, ka postuar një video në të cilën shihet se si polici në detyrë kap me radar një veturë duke lëvizur me një shpejtësi të madhe prej 221 kilometra në orë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2549302745304847/
Kjo veturë, sipas policisë shqiptare, ishte duke lëvizur në aksin rrugor Sauk – Teg, afër Tiranës.
Gjithashtu, Policia apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes sepse përveç jetës së tyre, vënë në rrezik edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Ky është postim i plotë:
“Radari dhe polici të shpëtojnë jetën.
Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg.
221 km/h në aksin Sauk – Teg.
Shpejtësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.
Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë.
Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.
Mos shpejto të arrish aksidentin!”.