FOTO&VIDEO

Aksidentohet djali i Presidentit Thaçi, kjo është gjendja e tij

Djali i Presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është aksidentuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta brenda Klinikës Emergjente se ai është dërguar me urgjencë pasi ka pësuar disa lëndime në aksident.

“Është pranuar në Emergjencë pas orës 5 të mëngjesit. Ka pas disa lëndime të lehtë, gjakderdhje nga hundët. I janë bërë të gjitha ekzaminimet, rtg dhe CT, e pastaj është liruar në shtëpi”, ka thënë ky burim.

Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Kosovës e cila e ka konfirmuar aksidentin, por nuk ka dhënë detaje për emrat e personave të përfshirë në aksident. “Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

Gazeta ka tentuar të marr një përgjigje edhe nga Zyra e Presidentit të Kosovës, por nuk kanë kthyer përgjigje në adresën elektronike. Njëjtë nuk kanë dhënë sqarime as zyrtarët e QKUK-së. Gazeta ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës Emergjente Dr. Basri Lenjani, por ai nuk është përgjigjur. Përgjigje nuk ka kthyer as zyra për informim e QKUK-së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

45 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago