Policia e Shtetit mëngjesin e djeshëm ka publikuar fotot dhe të dhënat e tetë personave më të rrezikshëm në Vlorë. Uniformat pas publikimit të fotove në internet ka kërkuar ndihmën e qytetareve se kush ka informacion për vendndodhjen e tyre të lajmërojë policinë, pasi janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ata kanë marrë dënime nga burg të përjetshëm deri në 25 vjet burg, për krime të ndryshme që kanë kryer në qytetin bregdetar.
Në listë renditen 3 persona të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 5 të tjerë të dënuar me nga 25 vite burg. Ngjarjet e rënda kriminale për të cilat këta persona akuzohen kanë ndodhur rreth viteve 94-99. Ndërkohë për një nga personat e shpallur në kërkim polica nuk disponon as fotografi, por thekson se është person mjaft i rrezikshëm. Bëhet fjalë për Pali Gjergjin, i cili akuzohet për shumë krime të ndodhura në vitin 1997 në qytetin e Vlorës dhe vijon të jetë ende në kërkim. Gjergji është i dënuar nga gjykata e Vlorës me burgim të përjetshëm. Lista e 8 personave të rrezikshëm të Vlorës kryesohet nga Sokrat Ruda dhe Gëzim Memeti. T
ë dy akuzohen për vrasje dhe plagosje, ngjarje këto të ndodhura në vitet 1994 dhe 1996, ndërsa vendimi i gjykatës për ta është i formës së prerë. Ata janë dënuar nga togat e zeza të qytetit bregdetar me burgim të përjetshëm. I treti në listën e publikuar është Apostol Bucaj, i dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Vlorës me akuzën “Vrasje me dashje” të shtetasit Foto Mërtiri në datën 7 janar 1994. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Vlorës e dha vendimin e këtij dënimi me 24 nëntor 2008.
Në kërkim për Policinë e Shtetit rezulton edhe Gazment Nebiu. 42-vjeçari ka qenë anëtarë i bandës se “Kakamit”, të cilët akuzohen për shumë vrasje të ndodhura në qytetin e Vlorës gjatë trazirave të vitit 97. Listës së tetë personave më të rrezikshëm së qytetit bregdetar i shtohen edhe emrat e Nexhip Rexhos dhe Xhevair Jonuzit, të dënuar me vendim të formës së prerë me nga 25 vite burg. Ndërkohë lista mbyllet me Dritan Rexhepin i dënuar me 25 vite burg. Kjo është hera e parë kur policia rendit në një listë të vetme 8 persona për një qytet të caktuar të Shqipërisë dhe vjen në një kohë kur qyteti I Vlorës është tronditur nga disa vrasje dhe peng marrje personash.
Kush është Dritan Rexhepi
Edhe pse i renditur në fund në listën e personave të shpallur në kërkim, mund të cilësohet si person tepër i rrezikshëm nga autoritetet. Rexhepi është emri më i njohur nga 8 personat e shpallur në kërkim, pasi përveç se është arrestuar në dy vende të ndryshme si Belgjika dhe Ekuadori, ai do të fitonte dhe betejën me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri për dënimin. 38-vjeçari, është dënuar për një vrasje të trefishtë, të kryer në bashkëpunim në vitin 1999 vijon të jetë në kërkim Dritan Rexhepi. 38-vjeçari ka vrarë dy efektive të policisë, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në Krujë. Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali, Raim Bakiasi. Dosja e Dritan Rexhepit, i njohur edhe me emrin Gramoz, vijon të ketë shumë mistere.
Rexhepi një nga shqiptarët më të kërkuar në botë u prangos nga Interpoli në Amerikën e Jugut në verën e 2014 tre vjet pas arratisjes spektakolare nga një burg i Belgjikës. Ai u ndalua si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë në Ekuador. Në kërkim për Policinë e Shtetit rezulton edhe Gazment Nebiu. 42-vjeçari ka qenë Anëtarë i bandës se “Kakamit”, të cilët akuzohen për shumë vrasje të ndodhura në qytetin e Vlorës gjatë trazirave të vitit 97.
Kujtojmë se i shumëkërkuari i njohur dhe si mjeshtër i arratisjeve, ka fituar betejën e parë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit, i ka dhënë të drejtën që çështja e tij të shkoj për rigjykim në Gjykatën e Lartë. Rexhepi prej 4 vitesh ndodhet i arrestuar në Ekuador me dyshimet se është i përfshirë në trafikun lëndës narkotike, të llojit kokainë, por ky fakt, nuk është bërë pengesë që avokati i tij të bëjë një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila në muajin Qershor të vitit të kaluar, nuk kishte pranuar kërkesën për rekurs ndaj vendimit të Krimeve të Rënda.