LAJME

Policia franceze shpërthen gomonën e shqiptarëve që ishin nisur drejt Anglisë

Policia franceze ka filmuar momentin kur ka shpuar një gomone teksa ka përdorur sprej kundër emigrantëve që tentuan të kalonin Kanalin për në Angli, të enjten.

Grupi që përfshinte shqiptarë dhe kurdë po përpiqeshin të niseshin me gomone nga porti i Dunkirkut.

Katër policë kufitarë në Francë ua bllokuan rrugën atyre që mbanin gomonen. Njëri prej policëve shpoi gomonen me thikë.

Numri i emigrantëve që e kanë kaluar këtë kanal është rekord për këtë vit. Ai ka arritur në 23 mijë. Vetëm në gusht, aty kanë kaluar 6.887 emigrantë.

Pavarësisht kohës së keqe, vetëm të enjten kanë mbërritur në tokën angleze, 400 emigrantë.

Britania e madhe ka njoftuar planin për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë.

Punonjësit anglezë për emigracionin do të shqyrtojnë me shpejtësi kërkesat për azil të shqiptarëve dhe ata që nuk e fitojnë azilin do të kthehen shpejt.

Britania i ka njoftuar shqiptarët për këtë masë edhe nëpërmjet reklamave në gjuhën shqipe.

Në 6 muajt e parë të vitit 2022, janë 2.165 shqiptarë që kanë shkuar në Angli me gomone. Shqiptarët dhe afganët përbëjnë 18 për qind të numrit total të emigrantëve në Britani. /Euronews


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago