Zyrtarët policorë shpesh herë hasin në rezistencë nga qytetarët të cilët refuzojnë t’u binden urdhrave të tyre. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë.
Sinjali mëson se njësitet policore kanë ndalur për kontroll një 28-vjeçar, por i njëjti ka refuzuar që t’u bindet urdhrave të Policisë, duke mos lejuar që t’i nënshtrohet kontrollit trupor e as çantës së tij të krahut.
Për këtë ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim, me ç’rast ndaj tij është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’.