LAJME

Gjermania dëshiron të përfitojë “kokat e mençura”, parashihen lehtësime për të interesuarit që duan punë

Shumë sipërmarrje në Gjermani kërkojnë me urgjencë punonjës të kualifikuar. Qytetarët nga vendet jashtë BE do ta kenë më të lehtë të jetojnë dhe punojnë në këtë vend në të ardhmen. Parashikohen lehtësime nga viti 2023.

Qeveria gjermane do ta hapë më shumë tregun e punës për fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jashtë BE. Këtë e parashikon drafti për reformimin e ligjit të migracionit që do të miratohet në vitin 2023. Parashikohet ndër të tjera të jepet një “kartë e shanseve” mbi bazën e një sistemi pikësh për kërkim të punës në Gjermani. Tek kriteret për kartën e shanseve do të hyjnë kualifikimi, njohuritë gjuhësore, përvoja e punës dhe lidhja me Gjermaninë. Po ashtu thuhet se do të dotë krijohet mundësia e një punësimi dyjavor për ata që kanë “potencial të mirë”.

Mungesë e madhe e fuqisë së kualifikuar punëtore

“Gjermania ka nevojë për forca të kualifikuara për të qenë e suksesshme nga ana ekonomike”, sipas ministrit gjerman të Punës, Hubertus Heil. Përveç mobilizimit të fuqisë punëtore të brendshme do të nevojitet “më shumë fuqi punëtore e ardhur nga jashtë”. Ajo që vlen është “të përfitojme kokat e mençura, dhe duart ndihmëse për tregun tonë të punës”, ka theksuar socialdemokrati Heil. Sipas një studimi të porositur nga Ministria e Punës, boshllëku i fuqisë së kualifikuar punëtore mes nevojës së re të krijuar dhe ofertës pritet të rritet deri në vitin 2026 në 240.000 persona, kjo sidomos për arsye demografike.

Sipas qarqeve qeveritare në Berlin, të kualifikuarve nga shtetet e treta do t’u lehtësohet imigrimi për punë edhe pa njohjen formale të diplomës apo arsimimit të caktuar. Kush ka të paktën një përvojë dy vjeçare në punë dhe ka përfunduar universitetin apo shkollimin profesional, atij duhet t’i jepet mundësia për të pasur një punë në një sektor jo të përcaktuar nga rregulla të forta. Diplomimi nuk ka nevojë të njihet në Gjermani, kjo do të lehtësonte punësimet. Ndërsa për sektorë me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore mendohet të lejohet “udhëtimi i kufizuar i disa kontigjenteve” dhe kjo “pavarësisht nga kualifikimi”.

Po ashtu do të duhet të vijnë më shumë të rinj nga vendet jashtë BE për shkollim profesional në Gjermani. Për këtë mendohet të hiqet verifikimi prioritar për hyrjen në Gjermani për shkak të shkollimit. Kështu Agjencia Federale e Punës nuk do të duhet të vërtetojë më që me këtë kërkesë nuk spostohet një aplikues vendas. /DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago