Policia jep detaje për zhvarrosjen e gruas së ndjerë nga Istogu: E cilëson rastin si ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është zhvarrosur gruaja nga Istogu, e cila vdiq disa ditë më parë. E ndjera u raportura se ishte e infektuar me koronavirus, por familjarët dyshojnë në këtë.

Policia përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjëksisë Ligjore.

Ndërkaq, rasti nga policia po trajtohet si ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjeksëor.

Njoftimi i plotë:

TRAJTIMI I PA NDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR. Prishtinë 13.04.2020 NN. Istog, me datën 18.04.2020 në vazhdën e hetimeve me urdhër të prokurorisë së shtetit nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore Prishtinë është bërë zhvarrimi i viktimës femër kosovare e cila ka vdekur në QKUK me datën 13.04.2020. Trupi i pajetë është dërguar në IML, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.