Policia serbe mëngjesin e kësaj të enjte nuk e ka lejuar të futet në Kosovë politikanen Rada Trajkoviç, e cila është emëruar si këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.
Trajkoviç ka thënë për Agjencinë Rajonale të Informacionit JUGpress se në mëngjes ishte nisur për një takim të paraparë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, por në vendkalimin e Merdares, policia e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të futet në Kosovë.
Kujtojmë se para disa ditësh, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova në llogarinë e saj në Twitter ka njoftuar opinionin se po i kërcënohet familja.
Paraprakisht, politikania serbe nga Kosova i është drejtuar presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Twitter, ku thotë se ai nuk do ta frikësojë dhe se serbët në Kosovë duhet të heqin qafe kriminelët.
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…