POLITIKE

Politico: Ultranacionalistët serbë shpresojnë te lufta e Putinit për ta rimarrë Kosovën

Prestigjiozja amerikane “Politico” ka shkruar mbi protestat e të djathtës ekstreme në Serbi dhe kërkesën e tyre që të “rimerret Kosova”.

Ky artikull është titulluar “E djathta ekstreme serbe për luftën e Putinit për të shtyrë drejt rimarrjes së Kosovës”.

Artikulli i publikuar nga Bennett Murray thekson që ultranacionalistët serbë po e përdorin invazionin rus në Ukrainë për të “galvanizuar fushatën e tyre kundër pavarësisë së Kosovës”.

“Fitorja për presidentin rus Vladimir Putin në Ukrainë do të ishte një hap i madh për Serbinë që ta rimerrte Kosovën, sipas Misha Vaçiqit, liderit të një partie nacionaliste.” – shkruan ky artikull.

Autori pretendon se më shumë se 200 mijë rusë kanë mbërritur në Serbi prej nisjes së invazionit rus në shkurtin e vitit të kaluar.

Në këtë artikull tregohet edhe se si shumë prej rusëve të ardhur kanë bindje liberale, siç është rasti me aktivistin Ilija Zernov.

Por, në Serbi ai kishte gjetur shumë armiqësi, mes të cilëve edhe Misha Vaçiqin.

“Është revolucion i vërtetë i liberalëve,” – i tha Vaçiqi kësaj gazete, duke shtuar se nëse vetëm 10 për qind e të ardhurve rusë ishin aktivistë liberalë, atëherë Serbia do të përmbytej nga të paktën 20 mijë armiq të tij lbieralë. “Ata mendojnë se duhet ta çlirojnë Serbinë nga serbët, nga vlerat tona tradicionale,” – u shpreh ai.

Zernov ndërkohë është angazhuar në grupet më përkrahëse të Ukrainës në Serbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago