POLITIKE

Politika e dyfishtë e Serbisë, Vuçeviq prioritizon BE-në – Vulin synon aleanca me Rusinë dhe Kinën

Serbia vazhdon të luajë me politikën e saj duke u përpjekur të përfitojë nga Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kina dhe për këtë udhëheqësit e Serbisë i kanë të ndara rolet. Ndërsa në Bruksel kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha se vendi i tij e sheh Bashkimin Evropian si “qëllim kryesor strategjik gjeopolitik”, zëvendësi i tij, Aleksandar Vulin, në një hark kohor të shkurtë kishte thënë se Serbia duhet të ketë marrëdhënie më të ngushta me Kinën dhe Rusinë.

Vulin që është i sanksionuar nga SHBA për korrupsionin dhe lidhjet e ngushta me Rusinë tha se nuk beson në Bashkimin Evropian dhe se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këtë qëndrim e thotë edhe vet Vuçeviq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pavarësisht se BE e përsërit që ky është kushti kryesor që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, gjë e cila tregon se deklarata e Vuçeviqit në Bruksel është vetëm për retorikë boshe. “Unë nuk do të ndryshoj politikën time dhe nuk do të ndalem së avokuari për bashkimin e serbëve, botës serbe, neutralitetin ushtarak dhe marrëdhëniet më të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Ndryshe nga SHBA dhe NATO, Rusia dhe Kina nuk na kanë bombarduar apo nuk na kanë kërkuar që ne ta njohim Kosovën ose të heqim dorë nga Republika Srpska”, ka thënë Vulin. Ndërkaq, Vuçeviq foli ndryshe në Bruksel ku tha: “E prezantova planin e Serbisë dhe thashë se Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, si qëllim kryesor strategjik gjeopolitik”. Serbia edhe këtë vit ka dështuar të përshtasë politikën e saj të jashtme me BE-në, një gjë që duhet ta bëjë çdo vend kandidat.

Në çështjen kryesore për luftën në Ukrainë, Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe vazhdon të rezistojë për të mos prishur raportet me aleatin e saj tradicional. Serbisë iu kërkua nga Bashkimi Evropian që të qartësojë synimet e saj për të tashmen dhe aq më tepër për të ardhmen e saj sepse duhet të zgjedhë mes Rusisë e Bashkimit Evropian.

Megjithë paralajmërimet, Vulin kishte udhëtuar për në Rusi për të takuar Vladimir Putinin dhe për këtë kishte reaguar BE në shtator të 2024-ës. Komisioni Evropian kishte thënë se nuk e pëlqen udhëtimin e zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin në Rusi dhe takimin e tij me presidentin Vladimir Putin dhe paralajmëron se zgjedhjet që janë shumë pro-ruse mund të mbyllin dyert e BE-së për Beogradin, duke bllokuar efektivisht procesin e pranimit.

“Nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, Rusia shkel statutin e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar mbi të cilin është themeluar Bashkimi Evropian dhe përafrimi me Rusinë nuk është në përputhje me parimet e BE-së dhe në kundërshtim me atë që kërkon anëtarësimi në BE”, e bënte të qartë Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Misioni institucional i kryer nga Vulin “bie ndesh me objektivin e deklaruar të anëtarësimit në BE” dhe nga Brukseli vjen një thirrje e qartë që “të përmbahen nga forcimi i lidhjeve me Rusinë”.   Megjithatë, kjo kërkesë përbënte edhe një kërcënim. Papajtueshmëria e politikave të Beogradit me vlerat e BE-së do të thotë se BE-ja duhet të rishqyrtojë procesin e anëtarësimit, që do të thotë kërcënim për ta pezulluar atë, siç ka filluar të bëjë ekzekutivi i BE-së me Gjeorgjinë. Serbia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe, në mars 2012, mori statusin e vendit kandidat. /TheGeopost


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago