POLITIKE

Politikani serb Dushan Bajatoviq, thotë se i pari do të lajmërohej për të luftuar në Kosovë

Drejtori i Srbijagaz” dhe njëherit zyrtarë i lartë i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Dushan Bajatoviq, ka deklaruar se ai nëse do të jetë nevojë do të luftojë në Kosovë, duke u lajmëruar ndër të parët për ta bërë këtë.

Madje Bajatoviq shtoi se ka qenë komandant dhe se ka marrë pjesë në luftën në Bosnje e Hercegovinë, Vukovar të Kroacisë si dhe në luftën në Kosovë.

Ai postoi në llogarinë e tij në Instag4ram një sekuenca nga podcasti i “Informer TV” ku deklaroi se nëse është nevoja të luftojë në Kosovë, do të jetë i pari që do të lajmërohet.

“A do të luftojmë për Kosovën? Nëse është e nevojshme, por kjo nuk do të thotë se do ta fillojmë ne, me gjasë Kurti apo disa amerikanë. Duhet të mendojmë, do të jem i pari që do të lajmërohem. Ndryshe kam qenë komandant në ushtri, isha në Vukovar, në Bosnje, kam qenë edhe në Kosovë dhe nuk e kam problem të flasë për këtë. Më ka thirrur shteti im. A është kjo një politikë e mirë apo e keqe? Kemi pasur edhe ne kundërshtime ndaj politikës së Millosheviqit kur ai ishte i gjallë dhe ishte në krye, por e fituam Republikën Srpska, kemi bërë një lloj tapie në Kosovë, nuk do të dorëzohemi aq lehtë. Ndryshe derisa je në tavolinën e bisedimeve ti pyetesh për diçka, nëse je nën tavolinë atëherë nuk të pyesin për asgjë. Nuk mërzitem se çfarë flasin dhe mendojnë për ne se do  të mbetemi pa mbështetjen e Rusisë, është budallallëk sepse do të na hanin për dy ditë”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

6 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

11 orë ago