Nikolla Sandulloviq, politikani serb, ka reaguar pas betimit të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, duke thënë se ky akt tregon se Kosova është shtet i pavarur dhe se serbët në autoritetet komunale e njohin si të tillë.
Ai shkroi në “Facebook” se të gjithë dhjetë kryetarët e komunave serbe, të rizgjedhur nën presionin e Listës Serbe, kanë dhënë betimin ndaj shtetit të Kosovës.
Sipas tij, ceremonia është zhvilluar pa negociata dhe pa përdorim force, me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe në prani të fotos së presidentes Vjosa Osmani. Kryetarët, theksoi ai, morën nga dy versione të betimit, në gjuhën serbe dhe shqipe, në mënyrë që të mos kenë më justifikime lidhur me respektimin e gjuhës, zakoneve dhe kulturës serbe në Kosovë, duke u zotuar të përmbushin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Politikani nga Serbia ka shtuar se, sipas vlerësimit të tij, nuk mbetet asgjë e paqartë lidhur me faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe se përfaqësuesit serbë në komunat e tyre e njohin atë si të tillë. “Çfarë kërkoni atëherë ju serbë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Bosnja? Heshtje aty… ashtu siç ju është drejtuar tashmë shefi juaj Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…