POLITIKE

Polonia akuzon Gjermaninë se po provokon luftën në Ukrainë

Polonia ka akuzuar Gjermaninë se në mënyrë indirekte po provokon luftën në Ukrainë, duke u përpjekur të vonojë hyrjen e kësaj të fundit në NATO, në përgjigje të deklaratave të ministrit gjerman të Mbrojtjes.

Në një intervistë për agjencinë polake të lajmeve PAP, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Piotr Wawrzyk, kritikoi ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, për deklaratat për kanalin gjerman ZDF, në të cilat ai deklaroi se “dera është e hapur” për hyrjen e Ukrainës në NATO, por “nuk është koha për të marrë vendime”.

“Pyetja është, kur do të jetë koha për këto vendime? Pesë, dhjetë apo tridhjetë vjet pas luftës?”, u shpreh polaku.

“Nëse Gjermania nuk do të kishte llogaritur kohën siç po bën tani, nëse nuk do të ishte përpjekur të vononte hyrjen e Ukrainës në NATO, dhe nëse Ukraina do të ishte ftuar të anëtarësohej në Aleancë shumë vite më parë, sot nuk do të kishte luftë në Ukrainë”, shtoi Wawrzyk.

Gjatë intervistës, ai përsëriti qëndrimin e Polonisë në favor të hyrjes së Ukrainës në NATO dhe akuzoi “vendet e Evropës Perëndimore, Francën dhe Gjermaninë” se janë “në përgjithësi gjithmonë kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian ose NATO”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi presidentin ukrainas, Volodimir Zelensky, javën e kaluar, duke shënuar vizitën e tij të parë në Kiev që nga fillimi i luftës. Atje ai tregoi mbështetjen e tij për anëtarësimin në Aleancë dhe këmbënguli se Ukraina “ka një vend në NATO”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

8 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

9 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

9 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

15 orë ago