Polonia ka aktivizuar mbrojtjen e saj ajrore dhe të NATO-s për të rrëzuar dronë në hapësirën e saj ajrore të mërkurën, pas një sulmi ajror rus ndaj Ukrainës, duke shënuar herën e parë që Varshava përfshihet në luftën e vendit të saj fqinj.
Polonia e ka quajtur shkeljen një akt agresioni.
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se operacionet janë duke vazhduar dhe se ai është në “kontakt të vazhdueshëm” me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Tusk ka thirrur një takim urgjent të këshillit të ministrave në orën 8:00 të mëngjesit, ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë.
Komanda ushtarake e Polonisë ka thënë se dronët shkelën vazhdimisht hapësirën ajrore polake gjatë sulmit rus përtej kufirit, në Ukrainën perëndimore, raporton Reuters.
Radarët gjurmuan më shumë se 10 objekte dhe ato që mund të përbënin një kërcënim u “neutralizuan”, ka thënë komanda.
“Disa nga dronët që hynë në hapësirën tonë ajrore u rrëzuan. Kërkimet dhe përpjekjet për të gjetur vendet e mundshme të rrëzimit të këtyre objekteve janë duke vazhduar”, ka thënë ajo në një deklaratë.
Aeroporti Chopin në Varshavë, më i madhi i vendit, njoftoi se hapësira e tij ajrore është mbyllur për shkak të veprimeve ushtarake.
Pjesa më e madhe e Ukrainës, duke përfshirë rajonet perëndimore të Volyn dhe Lviv që kufizohen me Poloninë, kanë qenë nën alarme për sulme ajrore për pothuajse gjithë natën, sipas forcave ajrore të Ukrainës.
Ndërkohë, disa prej vendeve anëtare të NATO-s të cilat ndodhet afër kufirit me Rusinë kanë lëshuar deklarata duke shprehur solidaritet dhe shqetësime.
Tre analistë të kontaktuar nga BBC-ja kanë identifikuar imazhe të një droni kryesisht të paprekur në një fushë afër fshatit lindor polak Czosnówka, si një Gerbera, një mjet ajror pa pilot (UAV) shumëfunksional dhe i përdorur gjerësisht nga Rusia, si karrem për të shpërqendruar sistemet e mbrojtjes ajrore gjatë sulmeve në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
Zyrtarët polakë kanë thënë mëngjesin e së mërkurës se 19 dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës.
Justin Crump, shef ekzekutiv i kompanisë Sibylline, ka thënë se Gerbera është “një mënyrë e lirë për të rritur aftësinë e dronëve të tjerë”.
Ai ka thënë se Moska zakonisht e përdor atë në lidhje me dronët Shahed/Geran-2 kur nis sulme ndaj trupave dhe qyteteve ukrainase.
Ndërkohë, Justin Bronk – një analist i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (Rusi) i ka thënë BBC-së se dronët kanë mbetur kryesisht të paprekur pasi ka të ngjarë t’u mbarojë karburantin pasi lëvizin në një distancë të konsiderueshme, në vend që të qëllohen nga mbrojtja ajrore polake ose aleatët e NATO-s
Të dy analistët thonë se shkalla e inkursionit lë të kuptohet se me siguri bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm nga ana e Rusisë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…