KRYESORE

Pompeo pritet me protesta në Athinë, por “kërcënon” Turqinë

Sekretari amerikan I shtetit Mike Pompeo i cili ndodhet në Athinë, është takuar këtë të shtunë me kryeministrin Kiriakos Mitsotaqis.

Pompeo dhe shefi I qeverise greke biseduan për bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-ve për vijimin dhe zgjerimin e dialogut strategjik mes dy vendeve.

Mitsotaqis gjithashtu i kërkoi sekretarit amerikan mbështetjen edhe për të adresuar provokimin turk në Qipro.

“Në Egje, si dhe në Mesdheun Lindor, ka lëvizje që sfidojnë të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros., duke shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe shpesh shoqërohet me retorikë ekstreme dhe kundërproduktive. Qipro nuk po kërkon asgjë përveç zbatimit të së drejtës ndërkombëtare. Jemi në pritje të kontributit tuaj pozitiv që në fund do të sigurojë një klimë produktive në rajon”, tha Mitsotaqis.

Sekretari I shtetit kritikoi Turqinë për ato që quajti veprime te paligjshme. Në një konferencë për shtyp pas takimit me ministrin e jashtëm Nikos Dendia Pompeo tha se Uashingtoni është ne dijeni te situatës se krijuar mes dy vendeve për Qipron

“Ne i kuptojmë rreziqet, jemi në dijeni të asaj që po ndodh aktualisht në Qipro, dhe po punojmë intensivisht për të parandaluar militarizimin e këtyre çështjeve, si dhe për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Ne nuk do të lejojmë askënd, as Turqinë të bëjë shpime të paligjshme, ashtu si veprimet në ujërat ndërkombëtare janë të papranueshme”, tha Pompeo.

Ndërkohë vizita e sekretarit amerikan në Athinë u prit me protesta.

Dhjetëra ekstremistë mbajtën marshime në kryeqytet por edhe Selanik. Ata madje dogjën flamurin amerikan para Ambasadës Amerikanë në Athinë dhe ngjyrosen me bojë statujën e Truman.

Mike Pompeo ndodhet në Greqi në vazhdën e turit te tij në Europë dhe disa vendeve të Ballkanit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago