BOTA

Pompeo zbulon detaje të reja nga vrasja e Soleimani-t

Ish-komandanti i lartë ushtarak i Iran-it, Qassem Soleimani, u vra për të ndaluar një komplot kundër 500 amerikanëve, sipas ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“Gjenerali Soleimani ishte i angazhuar në një komplot për të vrarë 500 amerikanë të tjerë. Ne patëm mundësinë ta rrëzonim atë komplot dhe e bëmë”, theksoi Pompeo.

Lajmi u bë i ditur nga Al Arabiya, duke cituar intervistën me ish-zyrtarin amerikan.I pyetur për rrethanat pas vrasjes së Soleiman-it pavarësisht paralajmërimeve, ai shtoi se kishte disa paralajmërime.

“Shumë paralajmërime thanë se nëse dëshironi të tërhiqeni nga JCPOA (Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit – marrëveshja bërthamore me Iranin) do të ketë luftë, dhe shumë paralajmërime që thoshin nëse Shtetet e Bashkuara zhvendosin ambasadën e tyre nga Tel Aviv-i në Jerusalem, do të ketë luftë, kishte paralajmërime që thoshin nëse godisni gjeneralin Soleimani, do të ketë luftë”, deklaroi për Al Arabiya – Pompeo.

Ish-sekretari amerikan ravijëzoi se autoritetet amerikane i bënë të treja gjërat për të cilat morën paralajmërime dhe nuk pati luftë.

“Ne bëmë secilën nga ato tre gjëra dhe nuk pati luftë”, nënvizoi Pompeo.

Ish-zyrtari amerikan zbuloi se autoritetet sakaq kishin punuar “për të mbrojtur pasuritë tona në Irak, njerëzit tanë në Siri dhe në fakt, amerikanët në të gjithë botën për një kohë jashtëzakonisht të gjatë”.

“Ne kishim parë se çfarë po bënin Forcat Quds-e”, vijoi ai. “Dhe në këtë drejtim, ishte një projekt mbi të cilin ne ishim angazhuar vazhdimisht dhe më pas patëm këtë mundësi për të ndaluar atë që ishte një sulm i menjëhershëm ndaj burimeve, aseteve, njerëzve të SHBA-ve dhe … presidenti mori vendimin për ta bërë atë”, deklaroi në përmbyllje Pompeo.

Vrasja e Soleimani-t

Viti 2020 nisi me lajmin e vrasjes së një gjenerali të lartë iranin, Qasem Soleimani-t.

Kjo ngjarje shënoi një pikë kulminante të konfliktit SHBA-Iran.

Trump nuk ngurroi ta quante një fitore të madhe vrasjen e tij, pasi ishte një ndër “antiamerikanët më të egër”.

Nga Shtëpia e Bardhë u bë me dije se planet e Soleimani-t ishin “të hidhte në erë Ambasadën e SHBA-ve në Bagdad”.

Sanksionet e reja ndaj Iranit

Pas dy muaj replikash në distancë, SHBA-të vendosën sanksione të reja ndaj Iran-it.

Kryesisht, synimi ishte të ndalnin rritjen ekonomike të Iran-it. Industria e naftës dhe ajo kimike u goditën më rëndë. U kërkua gjithashtu një izolim diplomatik i Iran-it.

Një seri sanksionesh të tjera kishin në shënjestër ministrin e Brendshëm dhe zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit.

Arsyetimi ishte se kishin dhunuar të drejtat e njeriut në mënyrë të rëndë.

Kundërpërgjigjja e Iranit

Më 29 qershor 2020, Irani lëshoi një urdhër-arresti për ish-presidentin Trump. Ata i kërkuan madje Interpol-it ndihmë për ta arrestuar.

Së bashku me të kërkojnë dhe arrestimin e dhjetëra të tjerëve.

Ky hap i qeverisë iraniane erdhi si akuzë se Trump dhe bashkëpunëtorët  e tij kanë urdhëruar vrasjen e gjeneral Soleimani-t.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago