FOTO&VIDEO

Prangosen oficerët e policisë në Tiranë, të dehur në makinë dhe sharje banale ndaj efektivëve që i kapën

Ky episod i emisionit 112 transmeton pamjet e filmuara nga kamerat e trupit të policisë të momenteve të prangosjes së dy personave që prezantohen si oficerë policie. Ngjarja ka ndodhur para pak kohësh në kryeqytet teksa mjeti ku udhëtonin dy personat ishte denoncuar në Komisariatin Dixhital. Raportimi thoshte se shoferi ishte i dehur dhe se po kryente manovra të rrezikshme.

Makina u ndalua nga efektivët e Policisë Rrugore në Rrugën e Kavajës. Dy personat thonë se janë oficerë policie ndërsa shoferi nguron të japë dokumentacionin. Në momentet kur një efektiv i Policisë Rrugore vjen me pajisjen “Drager” për të bërë testin e alkoolit, shoferi ndez makinën dhe përpiqet të largohet ndërsa një lumë sharjesh banale lëshohen drejt punonjësit të Policisë Rrugore.

Dy oficerët e policisë prangosen dhe dërgohen në Komisariat. Mësohet se ata nuk bëjnë më pjesë në strukturat e Policisë së Shtetit.

Në ngjarjen e dytë, nga përmbaruesit është kërkuar ndihma e policisë për zbatimin e një vendimi gjyqësor. Përmbaruesit duhej të largonin një familje nga një apartament por kishin hasur në rezistencë teksa dy prej familjarëve ishin vetë izoluar brenda banesës. Ata kanë lyer derën me benzinë nga brenda. Shikoni përgjatë emisionit 112, të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri, momentet dramatike teksa zjarrfikësit përpiqen të hapin derën dhe ndodh një shpërthim flake për shkak të benzinës me të cilën ishte lyer.

Në ngjarjen e fundit të këtij episodi të 35-të, policia dërgohet të bëj një shoqërim rutinë në Komisariat, të një personi që dyshohej se kishte gërvishtur qëllimisht disa makina. Teksa situata precipiton, efektivët përballen me vajzën dhe gruan që s’lejojnë policët që ta marrin dhe konfrontohen me ta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago