Një burrë i konsideruar si imami i parë mysliman që pranoi haptazi se është homoseksual është qëlluar për vdekje teksa ishte ulur në një veturë në Afrikën e Jugut, në atë që shumë e quajnë një atentat për shkak të mësimeve të tij.
Muhsin Hendricks u zu në pritë nga dy burra në një kamionçinë teksa vizitonte qytetin jugor të Gqeberha të shtunën.
Policia tha se burrat e përfshirë në vrasje kishin fytyrat e tyre të mbuluara. Një video e të shtënave tregon njërin prej tyre duke u hedhur nga automjeti i tyre, duke vrapuar drejt veturës në të cilën ishte Hendricks dhe duke gjuajtur me pistoletë disa herë nga një dritare anësore. Policia tha se Hendricks ishte me një shofer, i cili mbijetoi.
Policia nuk ka përcaktuar një motiv për vrasjen, por partitë politike dhe organizatat LGBTQ+, thonë se Hendricks ishte në shënjestër sepse ai hapi një xhami në Cape Toën për myslimanët homoseksualë dhe bëri thirrje që anëtarët e komunitetit LGBTQ+ të mirëpriteshin në Islam. Homoseksualiteti është i ndaluar në fenë islame.
Ministria e Drejtësisë e Afrikës së Jugut tha se po heton pretendimet se Hendricks ishte objektivi i një atentati.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…