Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës.
Para pak minutave, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku deklaroi se janë ftuar zyrtarisht në takimin e kryeministri, Albin Kurti, ministrin të Financave, Hekuran Murati dhe përfaqësuesve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Njëra nga këshilltaret e kryeministri Kurti i ka dorëzuar ftesën për dialog përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
“E morëm ftesën për takim nesër në ora 09:00. Kjo ishte kërkesë e jona sepse takimeve nuk i kemi ikur asnjëherë. Por ne kemi kërkuar që të ndërpritet seanca plenare derisa të merret një vendim zyrtar”, tha Klinaku.
Ai ka shtuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, derisa të anulohet krejtësisht seanca e Kuvendit për sot.
“Kërkesa jonë qysh në mëngjes ka qenë që të ndërpritet seanca dhe të mos mbahet asnjë seancë derisa të ulemi e të bisedojmë e ta kthejmë ligjin në vend ku ka qenë do të qëndrojmë këtu, këta duhet ta ndërprenë seancën e sotme”, tha Klinaku.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se po ndërpren udhëtimin për në Maqedoninë e Veriut dhe pjesëmarrjen në Forumin e Prespës, që t’i pres në takim veteranët e UÇK-së.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…