POLITIKE

Prefekti që trazoi Tiranën, Arben Derhemi tregon pse pranoi rolin: Jemi në kuadrin e lukunisë, jo të shoqërisë

Leximi i veprës “Prefekti” në sallën e Teatrit Kombëtar, ngjalli shumë debate. Dhe kjo sepse ende jemi një vend që debatin me komunizmin e kemi ende të hapur, si një plagë. Plagë si ato të familjarëve të familjes së Qazim Mulletit, e sidomos të Hajries, bashkëshortes, dhe Reshitit, të birit, të cilët vuajtën internimeve të shtetit komunist. Plagë të cilat ngacmohen edhe nga arti.

Netët e leximit të dramës shqipe është në edicionin e katërt, por kurrë nuk është folur kaq shumë për këtë projekt të Teatrit Kombëtar.

Protagonisti i shfaqjes dhe debatit ishte aktori tiranas, Arben Derhemi, i cili interpretoi Prefektin e Tiranës, Qazim Mulletin. Sipas tij, reagimet tregojnë se shoqëria shqiptare nuk është ende gati. “Jemi në kuadrin e lukunisë, jo të shoqërisë. Por në momentin që ti i ofron diçka, lukunia e ha. Një shoqëri që mendon se është demokratike dhe në veprim është më komuniste se komunistët. Janë një mentalitet fshataro-komunist, që i ka rrënjët në atë që ne kemi jetuar 50 vite dhe vazhdojmë të jetojmë 30-vjeçarin tjetër” tha Derhemi në një intervistë për A2 CNN.

Sipas Derhemit, atij iu besua ku rol për shkak se është tiranas, Ndërsa teksti i veprës u modifikua, për të nxjerrë në pah figurën e Qazim Mulletit. “Spiro (Duni, regjisori) ma dha si një ide të qartë, për të lartësuar një figurë të tillë, e cila ishte bërë groteske deri diku, por mbi të gjitha ma dha se mund ta flas dialektin e Tiranës në mënyrë të përsosur. Punuam gati një javë. Kjo pjesë ka gjashtë muaj që është bërë dhe për hir të festave, Teatri Kombëtar vendosi ta jepte. Në të jepet mesazhi i qartë i një figure e cila nuk është figura që ka shkruar Besim Levonja, por një figurë tjetër. Interpretimi dhe mënyra sesi kemi ndërhyrë në tekst, nxirrte një figurë të lartësuar”, tha Derhemi.

Qazim Mulleti ka qenë politikan dhe nëpunës i shtetit shqiptar gjatë disa regjimeve. I lindur në Tiranë, Mulleti ishte pjesë e delegacionit të qytetit të tij që mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Dëshmitë e kohës e bëjnë pjesë të një grupi që i bëri atentat Mbretit Zog. Për këtë arsye, u largua nga Shqipëria gjatë sundimit të tij dhe u rikthye në vitin 1939, pas pushtimit italian, ku shërbeu si kryetar i Bashkisë Tiranë e më pas Prefekt. Më 1944 u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Itali, ku edhe vdiq në vitin 1956.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago