Bardh Proda, 51 vjeç , shoferi që humbi jetën në aksidentin e ditës së sotme në Qafë Muzinë, ishte babai i tre fëmijëve.
Ora Neës, mëson se 51-vjeçari kishte mbi 15 vite që punonte me furgon në linjën Tiranë – Sarandë.
Makina e tipit furgon kishte tetë vende.
Sot Proda kishte marrë 5 pasagjerë, ku katër prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa një grua ka shpëtuar dhe është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Trupi i pajetë i shtrirë në tokë, pamje të rënda nga aksidenti me 5 viktima në Qafë Muzinë
Ndërkohë R. Ç 22 vjeçe drejtonte mjetin “Land Rover”, shoqërohej nga dy gra të tjera ishin pasagjere kanë marrë dëmtime të lehta.