FOTO&VIDEO

Prekëse/ ​Ishin përgatitur për dasmë, familja në pritje të kufomës së Kujtimit që vdiq në Kroaci

Për pak ditë, familja Kastrati do të hapte dyert për gëzime. Bashkatdhetarë e familjarë që jetonin në Kosovë po bëheshin gati për dasmën e njërit nga meshkujt e familjes Kastrati. Djali tjetër, Kujtimi u mbyt mëngjesin e së dielës derisa po vinte në Kosovë. Ai është një nga dhjetë personat që humbën jetën në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci.

Kujtim Kastrati, i cili po punonte në Gjermani, la pas vetës dy fëmijë që po jetonin në Kosovë.

Familja Kastrati nga Malësia e Vogël e Rahovecit ka hapur dyert për ngushëllime qe dy ditë.

Axhi i tij, Sadiku e ka shumë të vështirë të flas për dhimbjen që po përjetojnë si familje. Ai rrëfen për KosovaPress se si morën lajmin për të mbyturit me autobusë në Kroaci. Po

Kastrati: Kujtimi u nis me ardh në dasmë të vëllait

“Kujtimin e kam djalë të vëllait. Kujtimi u përgatit për me ardh në Kosovë, për dasmë, ka pas me martu vëllaun me 6 gusht. Kujtimi ka dy kalamajë, një vajzë dhe një djalë. Çikën e ka në klasën e katërt, djalin e ka në foshnjore. Rasti ka ndodhur me 25 korrik, në orën 05:00 në mëngjes ka kontaktuar me familjen në Slloveni, deri në 05:30 kanë qenë në kontakt me familjen. Në orën 06:00, 06:30 ka humb kontakti”, thotë ai.

I moshuari, mezi rri ulën derisa flet për atë që ju ka ndodhur. Kështu përjetuan lajmin edhe mbrëmjen e së dielës, kur u njoftuan se në mesin e dhjetë të vdekurve është edhe Kujtimi.

Kastrati: Stafi i MPB-së na e ka konfirmuar vdekjen

“Kanë qenë këta të stafit të MPB-së; bash me 25 në orën 10:00 në mbrëmje, na i kanë konfirmuar se ka vdekur djali”, thekson ai.

Sadiku po pret një lajm se kur do të vie trupi i Kujtimit, por që edhe për këtë janë në pritje.

Kastrati: Do të vijnë pasdite ose në mbrëmje

“Me kuvendin kemi fol, na kanë thënë që do të vijnë pasdite ose në mbrëmje. Edhe ata i kanë rendet e veta, nesër me na i shpërndarë neve familjeve”, përfundon ai.

Në komunën e Rahovecit janë dy persona të cilët mbetën të vdekur mëngjesin e së dieles. Anjeza Bellanica dhe Kujtim Kastrati, ishin duke ardhur në Kosovë me autobusin e “Deva Tours”.

Kastrati ishte bashkë me dhëndrin, Ahmet Hoxha, i cili po ashtu ka vdekur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago