Në 31 tetor të vitit të kaluar, kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook ka shkruar se një vit më pas, Aeroporti i Kukësit do të ishte më i bukur se në 3D.
Madje, duke kërkuar të mos përgojohet kjo gjë.
Postimi i Ramës është shoqëruar me një foto të Aeroportit të Kukësit, që pavarësisht premtimit nuk është ende në funksion.
Në këtë mënyrë, shefi i qeverisë shqiptare ka dalë blof.
Aeroporti i Kukësit është pjesë e marrëveshjes mes Tirana International Airport dhe qeverisë shqiptare për t’u hapur që në vitin 2016.
Emisioni “Top Story” zbuloi se ky aeroport duhet të ishte hapur menjeherë pas firmosjes së marrëveshjes, gjë që nuk ndodhi as sot e kësaj dite.
Përveç kësaj edhe nëse hapet Aeroporti i Kukësit nuk do të ofrojë çmime “low cost” për shkak të kontratës abuzive të firmosur me qeverisë dhe Koncesionarit të Rinasit.
Kontrata, e bërë publike në emisionin “Top Story” thotë që koncersionari i Rinasit do të dëmshpërblehet në rast se ka humbje në fitimet e saj vjetore si pasojë e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit.
Ose në të kundërt, vijon TIA, Aeroporti i Kukësit do të ketë të njëjtat tarifa me ato të Rinasit, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë ulje të çmimit të biletave të fluturimit.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…