Presidenca, krahas Qeverisë, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji komente pas propozimit për rritje të tarifave të energjisë në shkallë 14 për qind.
Presidenca ka rekomanduar që të mos rriten tarifat dhe ka propozuar që kostoja shtesë e operatorëve, e diktuar nga importi, të mbulohet përmes pakos prej 75 milionë eurosh, të ndara nga Bashkimi Evropian.
E Qeveria ka dhënë një propozim tjetër. Sipas saj, tarifat e konsumatorëve të amvisërisë duhet të mbeten të njëjta, e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.