Jetmir Muçollari, pronari i hotelit ku u qëllua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm ka qenë në shënjestrën e një tjetër atentati në datë 1 gusht.
ABC News disponon pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së hotelit, të cilat kanë fiksuar dy persona që qëllojnë e armë jashtë ambienteve të hotelit. Më pas ata largohen nga vendi i ngjarjes me një motorr.
Kjo ngjarje e ndodhur një javë më parë nuk është bërë publike, ndërsa dyshohet që të njëjtët persona të kenë kryer edhe atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm.
Në shënjestër të autorëve mendohet të ketë qenë djali i pronarit Jetmir Muçollari. Plumbat kanë kapur disa automjete luksoze të disa pushueseve që kanë qenë të parkuara në parkingun e këtij hoteli.
Muçollari dyshohet të ketë pasur konflikte më herët, pasi një vit më parë atij i kanë grabitur një makinë.
Në ambientet e gjykatës ai pati përplasje me personin e akuzuar si autor i kësaj grabitje. Kjo është një ndër pistat e hetimit për dy atentatet të ndodhur në biznesin e tij brenda një jave.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…