Presidenti Hashim Thaçi anulon vizitën në Washington

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Washington në takimin me Serbinë, të planifikuar më 27 qershor.

Kjo vjen pas pas ngritjes së akuzës nga Specialja.

Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell.

Ai ka thënë se megjithatë takimi do të mbahet, me pjesëmarrjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.