Lira turke ra në nivelin më të ulët në këmbim me dollarin dhe shënoi rënie për 5.6 për qind të enjten, pasi Banka Qendrore e uli shkallën e interesit, në përputhje me programin ekonomik të Presidentit Rexhep Erdogan.
Pas këtij vendimi të Bankës Qendrore, vlera e lirës ra në 15.68 në krahasim me një dollar amerikan. Vlera e dollarit në këmbim me lirën është rritur për më shumë se dyfish këtë vit, shkruan Reuters.
Banka Qendrore dha shenja se do ta ndërpresë ciklin e lehtësimit të shkallës së interesit për t’i vëzhguar efektet e tij në tre muajt e ardhshëm.
Plani i ri ekonomik i Erdoganit i ka prioritet eksportet dhe huadhënien, ndonëse ekonomistët dhe deputetët e opozitës e kanë kritikuar gjerësisht këtë politikë duke e cilësuar të pamatur.
Vetëm në dy javët e fundit, Banka Qendrore ka ndërhyrë katër herë në tregun e valutave, duke shitur dollarë për ta ngadalësuar shitjen e lirës.
Shkalla e inflacionit ka shkuar në mbi 21 për qind, buxhetet e turqve janë nën trysni. Vëzhguesit e tregut parashikojnë më shumë vështirësi për lirën pas vendimit të fundit për uljen e shkallës së interesit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…