Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq tha se Serbia “duhet t’i japë disa përgjigje” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.
Pasi e priti në Zagreb presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Milanoviq tha në një konferencë të përbashkët për media se në bazën e ushtrisë serbe ku u dëshmua se është stërvitur grupi terrorist duhet aprovim për t’u futur, raporton Gazeta Express.
“Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt”, tha ai.
Milanoviq theksoi se “armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë, të gjitha këto gjëra kanë mbetur në dispozicion të Kosovës”.
Presidenti kroat tregoi se si Kroacia arriti të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë, “natyrisht me çmim shumë të madh”.
“Janë krijuar shumë vrasje, gjëra të ndryshme, komplote”, tha ai ndër tjerash, duke iu referuar Serbisë.
“Por tani nuk jemi në vitin 1014, jemi në vitin 2023”, tha ai.
Presidentja Vjosa Osmani tha se i ka treguar Milanoviqit në takim në detaje dëshmitë për sulmin e 24 shtatorit.
“Në takim kemi diskutuar më në detaje”, tha ajo.
“Nuk kam asnjë dyshim, as nuk kam pasur ndonjëherë që Kroacia do ta përkrahë Kosovën”, tha Osmani.
Ajo tha se Milanoviq “ka qenë shumë i zëshëm në çdo forum ndërkombëtar në përkrahje të Kosovës”.
“Kemi mundur të llogarisim në lidershipin e z.Milanoviq që zëri i Kosovës të dëgjohet atje”, tha Osmani.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…