Gjeneral Major Bajram Begaj, i cili u perzgjodh nga mazhoranca socialiste si kandidati i vetem per president i republikes per t’u votuar neser per kete post, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.
Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.
Aktualisht Gjeneral Major Begaj mban postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.
Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:
“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;
“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;
“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;
“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;
“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.
Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.
Ai ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,
Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,
Drejtor i Spitalit Ushtarak
Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.
Si per ironi te fatit ka qene Presidenti aktual Ilir Meta ai qe i dha me 3 korrik 2020 gradën madhore “Gjeneral Major” Bajram Rushit Begajt me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.
Begaj hyn në historinë e FA, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushti i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…