Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka thënë se ai beson që në Bosnjë dhe Hercegovinë është kryer gjenocid nga ana e Serbisë.
Ai ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë kur ka vendosur për krimet që kanë ndodhur në Srebrenicë.
“Është shumë me rëndësi që Gjykata Ndërkombëtare disi e ka individualizuar gjenocidin në Srebrenicë. Në këtë kuptim, qëndrimi im është shumë i qartë si dhe Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar tashmë një rezolutë për këtë çështje”, ka deklaruar Milatoviq.
“Është shumë me rëndësi që ne si rajon, së bashku, të bëjmë një gjykim për të kaluarën e vështirë. Një të kaluar si ajo e Srbrenicës, por gjithashtu e Jasenovqit, si dhe një të kaluar si ajo e Malit të Zi, e krimeve të mëdha në Piva, Velica… këto janë ato që unë qartazi i dënoj”, ka thënë Milatoviq për Al Jazeera.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…