Presidenti i SHBA do të jetë me siguri një burrë rreth të 70-ave

Në 100-vjetorin e te drejtave të grave, kushtet dhe drejtesia morale ishin në rrugën e duhur për të dërguar në shtëpinë e Bardhë pikërisht një grua.

Por kjo nuk do të ndodhë. (Po, edhe pse Rep. Tulsi Gabbard është ende në garë.)

Ne ende nuk e dimë se kush do të jetë kandidat në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor, por ajo që dihet me siguri është se do të jetë një nga dy burrat e bardhë që është në të 70 kundër Presidentit Donald Trump, gjithashtu edhe një tjetër burrë i bardhë në fillimin e të ’70 .

Ajo çfarë dimë është së të dy demokratët e majtë që do të kandidojnë janë Joe Biden , një katolik që kundërshton të drejtat e abortit, dhe Bernie Sanders , e cili ka pasur më tepër mbështetjen e meshkujve sipas sondazheve.

Njëri nga ata me siguri do të mbeshtesë përparësitë politike të grave – përfshirë këtu qasjen në kujdesin shëndetësor dhe abortin shkruan CNN

Po çfare ndodhi atëherë?

Nëse shumica e votuesve demokratikë janë gra, pse një grua nuk është në qeveri?

Pse ateherë, votueset femra nuk votuan për kandidatët femra?

Opinionet e Elizabeth Warren mbi seksizmin dhe politikën

Ndërsa Warren pezulloi fushatën e saj në Kembrixh, Masaçusets, ajo u pyet nëse seksizmi luajti një rol në dështimin e saj si një kandidate për presidencë . Ja si u përgjigj ajo:

Gjinia në garë?

E dini, kjo pyetje është si kurth për çdo grua.

Nëse thua, po, pati seksizëm në këtë garë, të gjithë thonë: “Whiner”.(dikush i cili ankohet për çdo gjë)

Dhe nëse thua, jo, nuk ka pasur seksizëm, rreth një dozinë gra do të mendojnë, “Në cilin planet po jeton?”

Ajo shtoi se kjo është ajo çfarë pretendon të diskutojë më shumë në të ardhmën.

Amerikanët thonë se janë të kënaqur me kandidatët femra

Sondazhet nuk kanë të dhëna të shumta për të shpjeguar se çfarë po ndodh pasi shumë pak votues janë të kënaqur me dikë që eshtë mbi 75 vjeç (Biden dhe Sanders) ose me dikë që ka pasur probleme shëndetsore si Sanders i cili pati vitin e kaluar sulm në zemër.

Nëse pyesin votuesit ata tregojnë se do të ishin shumë entuziastë nesë do të kishin për kandidate një femër.

Në një sondazh të shkurtit në NBC News / Wall Street Journal , 33% e amerikanëve thanë se do të ishin shumë të lumtur nesë një grua do të kandidonte dhe 51% thanë se do të ndiheshin të qetë po të qeveriseshin nga një femër . Vetëm 9% thanë se kishin disa rezerva dhe 5% thanë se nuk do të preferonin një kandidate femër raporton abcnews.al

Gjithnjë e më shumë gra në zyrë. Numri i grave në Capitol Hill dhe në Senat vazhdon të rritet. Rreth një e katërta e Kongresit dhe Senati është i përbërë nga gra. Nëntë nga 50 qeveritarët e vendit janë gra. Kështu 15 janë zëvëndëse guvernatorë, sipas Rutgers.

Të kesh një grua në Zyrën Presidenciale është një prioritet por jo kryesorja

Në një sondazh të janarit, NBC News / WSJ pyeti votuesit nga shkalla 1 në 10, se cila ishte më e rëndësishmja për ta: mposhtja e Trumpit, zgjedhja e dikujt me ide të mëdha politike, zgjedhja e një kandidati i cili do të vazhdonte axhendën e Obamës ose zgjedhjea një e presidente femër.

Shtatëdhjetë e tre përqind votuan Trump me 9 ose 10. Vetëm 21% tha të njëjtën gjë për të parën femër presidente.

Dhe ne e dimë nga viti 2016 që Trump do të mposhte Hillary Klinton. Madje e dinin se ai mund të triumfojë kundrejt çdo gruaje.

Ka vetëm dy rrugë

Ndërsa sondazhet tregojnë rezultate pozitive për një kandidate femër, realiteti është ky: Gratë nuk votuan për Warren ose Amy Klobuchar. Gratë e tjera që zhvilluan fushata – Kamala Harris, Kirsten Gillibrand dhe Marianne Williamson – nuk i llogaritën ato si primare.

Përparimtarët (një politike filozofie në mbështetje të reformës sociale)zgjodhën Sanders. Nacionalistët zgjodhën Biden.

“Ju e dini, unë thashë që në fillim se ekzistojnë dy rrugë – një rrugë përparimtare me Bernie Sanders dhe një rrugë nacionaliste me Joe Biden, dhe këtu nuk ka vend për askënd tjetër, “tha Warren të enjten. “Mendova se kjo nuk ishte e duhura , por mesa duket, gabova.”

Kjo nuk është për dallimet kryesore të politikës. Propozimet e politikës së Sanders dhe Warren ishin si kopje të njëra-tjetrës.

Madje dhe gjatë një diskutimi për CNN ajo foli për planin “Medicare for All” që dukshëm ishte huazuar prej tij.

Sanders nga ana tjetër huazoi idenë e një taksë pasurie prej saj. Ai huazoi gjithashtu elemente të një programi falas për kujdesin e fëmijëve.

Trashëgimia e Warren

Fushata e Warren do të mbahet mend më së shumti për mënyrën sesi ajo hoqi nga gara miliarderin Michael Bloomberg, duke penguar rritjen e tij në sondazhet gjatë një debati në Las Vegas me një linjë të ashpër pyetjesh për moszbulimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ish-punonjësit e tij Bloomberg LP kompani e të dhënave financiare dhe mediave.

Ky moment do të ishte i duhuri për të që ajo të mposhte edhe Trump ne debat për zgjedhjet e përgjithshme por në vende të kësaj ajo i hapi rrugën për Biden.

Ka kaluar një muaj që nga shfajësimi i Trump

Vështirë të besohet se vetëm një muaj më parë republikanët shfajësuan Trump në gjyqin e tij të fajësimit.

Ndërkohë, gara Demokratike tashmë ka dy kandidatë kryesorë dhe duhet të theksojmë se koronavirusi ka shkaktuar një krizë të plotë globale në shëndetin publik, duke harruar dramën politike nga skandali i Ukrainës.

Por është e qartë që republikanët po përgatiten të rikthejnë vëmendjen e Ukrainës sërish raporton abcnews.al

Rikujtojmë se përpjekjet e Trump për t’i bërë presion Ukrainës për të hetuar Joe Biden, rivalin e tij të mundshëm të zgjedhjeve të përgjithshme për vitin 2020, ishin në qendër të gjykimit për zgjedhje të Presidentit. Trump dhe aleatët e tij kanë bërë vazhdimisht pretendime të pabaza dhe të rreme për të pohuar se Biden ose djali i tij, Hunter, kanë korruptuar në Ukrainë.

Nëse jeni duke pyetur veten nëse Senati i Republikanëve dhe hetimi Burisma është politik, konsiderojeni faktin se ata lanë në pritje Biden ndërsa ai ishte duke u “përgjëruar”. Tani që ai mund të jetë kandidati demokrat, ata e kanë “ringjallë” sërish.

Trump deklaroi diçka për Sean Hannity në lidhje me Burisma në Fox News: “Kjo do të jetë një çështje madhore në fushatë. Unë do të flas për këtë çeshtje gjatë gjithë kohës, sepse nuk shoh asnjë rrugëdalje tjetër . Unë nuk shoh asnjë mënyrë – – për ta, ,madje as unë di se si ata mund t’i përgjigjen pyetjeve “.

Sistemi qeverisë amerikane është i projektuar në atë mënyrë që ka një President të vetëm dhe një vend që do të vendosë nëse ai president duhet të fitojë edhe katër vite të tjera për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë.