POLITIKE

Kurti: Prania e shtuar e forcave serbe është si reaksion i ushtrimit “Defender Europe 25”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur rritjen e pranisë së Forcave të Armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën. 

Në fjalën e tij para fillimit të mbledhjes së Qeverisë në detyrë të Kosovës, Kurti tha se prania e shtuar e forcave serbe është si reaksion i ushtrimit “Defender Europe 25”.

“Rritja e gatishmërisë dhe pranisë në kufirin tonë e Forcave të Armatosura të Serbisë besojmë që është reaksion ndaj ‘Defender Europe 25’, por ajo çfarë nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vetë Serbia apo një gjë të tillë ia ka kërkuar Rusia”, theksoi Kurti.

Ai tha se në këtë ushtrim po marrin pjesë 25 mijë trupa nga 29 vende të NATO-s dhe Republika e Kosovës ka nderin dhe kënaqësinë të jetë në mesin e 18 vendeve nikoqire dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me përafërsisht 1.000 trupa në ushtrimet që po zhvillohen në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

Kurti tha se institucionet kosovare dhe ushtria kosovare po dëshmojnë që janë të afta për të mikpritur dhe për të organizuar në territorin e saj ushtrime komplekse të cilat kërkojnë planifikim, organizim dhe mbështetje të nivelit shumë të lartë.

Ai foli edhe për problemin e bizneseve të mëdha, apo rreth 1.200 ndërmarrjeve, të cilat nga 1 qershori do të dalin në treg të hapur energjetik.

Kurti tha se për të mbrojtur 1 për qind të ndërmarrjeve më të fuqishme në kurriz të 99 përqindëshit dhe të familjeve anembanë Kosovës “ata duan që të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës, por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar”.

Kryeministri në detyrë Kurti u bëri thirrje të gjitha odave dhe bizneseve të fillojnë të mendojnë në mënyrë të mençur për efiçiencën dhe optimizimin e shfrytëzimit të energjisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago