KRYESORE

Presidenti kroat i ashpër ndaj kryeministres serbe: Nuk është gjë tjetër veçse korriere e Vuçiç-it

Ana Brnabiç nuk është gjë tjetër veçse zëdhënëse dhe korrierë e Aleksandër Vuçiçit. Kështu u shpreh presidenti kroat Zoran Milanoviç i cili komentoi vizitën e djeshme të kryeministres serbe në Zagreb. Ai bëri thirrje që Serbia të ndryshojë marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe t’i sigurojë Kroacisë një listë të të vrarëve.

“Ata ende po flasin për spastrim etnik në Kroaci, gjenocid” tha Milanović. Serbia duhet t’i japë fund marrëdhënieve të tilla me Rusinë dhe të tregojë se ku qëndron duke qenë se ka kaluar një vit nga lufta në Ukrainë”- është shprehur Milanoviç, shkruajnë mediat kroate.
Për Këshillin Kombëtar Serb (SNV), Milanovic pretendon se ai nuk përfaqëson serbët në Kroaci. Ai shtoi se shqetësohet kur presidenti i kësaj partie flet në parlament për spastrimin etnik duke i kërkuar që mos të flasë më këtë gjë.

Milanoviç thotë se nuk pret asgjë nga vizita e paralajmëruar e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç në Suboticë të Serbisë në fund të qershorit.

Ai kërkoi që Serbia t’i japë Kroacisë listat e personave të vrarë gjatë spastrimit etnik dhe më pas të ndryshojë qasje në arenën ndërkombëtare nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago