KRYESORE

Presidenti “nis punën” pa u betuar, Trump-Putinit: Ndalo luftën, kam ushtrinë në Europë

“Nuk dua përshkallëzim të luftës në Ukrainë”. Ka qenë kjo porosia e presidentit të zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, për liderin e Rusisë, Vladimir Putin. Kështu shkruan “Uashington Post”, duke raportuar bisedën e zhvilluar mes të dyve në telefonatën e urimit nga Kremlini për fitoren në zgjedhje të republikanit. Ai i ka rikujtuar Putinit që të bëjë kujdes, pasi ushtria e SHBA-së është në Europë dhe Rusia nuk duhet ta sfidojë atë.

Ukraina konfirmon se nuk është informuar përpara se telefonata Trump-Putin të ndodhte. E ndërsa premtimi për ta ndalur luftën me një bisedë telefonike nuk është përmbushur, presidenti i zgjedhur po vijon punën për formimin e kabinetit qeverisës.

Donald Trump hyn në betejën për lidershipin në Senat, të sapofituar nga Republikanët, dhe kërkon rrugën e shkurtër në demokracinë amerikane. Ai kërkon që t’i aprovojë nominimet për administratën dhe gjyqësorin duke anashkaluar miratimin në Kongres, ku edhe opozita thotë qëndrimin e saj. Trump njoftoi kthimin e Tom Homan në drejtim të agjencisë përgjegjëse për kontrollimin e kufirit dhe të emigracionit.

“Njoftoj me kënaqësi se ish-drejtori i Agjencisë për Kufirin dhe Emigracionin, Tom Homan, do t’i bashkohet administratës Trump, në ngarkimi të Kufijve të Kombit tonë si “Cari i Kufirit”, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, Kufirin Jugor, Kufirin Verior, të gjithë Sigurinë Detare dhe të Aviacionit”, lexohet në njoftimin e presidentit të zgjedhur.

Trump shton se Homan do të jetë në ngarkim edhe të fushatës së premtuar të dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm nga Amerika. Deri më tani ka nominuar dhe kongresmenen e Nju Jorkut, Elise Stefanik, për ambasadore në OKB. Gjithashtu ka përjashtuar Nikki Haley dhe Mike Pompeo nga ndonjë post i mundshëm në administratën e tij të re.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago