KRYESORE

Presidenti polak: Shqipëria të jetë anëtare e “Tre deteve”, të integrohet sa më shpejt në BE

Shqipëria duhet të anëtarësohet sa më shpejt në BE. Kështu ka deklaruar këtë të enjte (11 maj) Presidenti polak Andrzej Duda gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Bajram Begaj. Teksa mbështeti integrimin europian të Shqipërisë, Duda deklaroi se Shqipëria ka bërë shumë progres me detyrat dhe reformat.

“Deklarova mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryesia e Polonisë në kuadrin e BE-së në gjysmën e  parë të 2025-ës, kemi thënë qartë se mes prioriteteve përpos forcimit të lidhjeve euroatlantike, të SHBA dhe BE, kemi folur që prioritet i dytë do jetë anëtarësimi në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë.

I mbështesim ambiciet dhe kuptojmë sakrificat e shoqërisë shqiptare për të realizuar reformat e domosdoshme, këto reforma po realizohen dhe nga ana e infrastrukturës nuk kam dyshim se Shqipëria duhet të jetë sa më shpejt në BE.

E sigurova z.President se këtë anëtarësim do e mbështesim me të gjitha forcat tona”, tha Duda.

Në lidhje me anëtarësimin në BE, Duda u shpreh se Shqipëria do të jetë anëtare e tre deteve. Ai ka shprehur dëshirën që Shqipëria të bashkëpunojë me anëtarët e tri deteve me qëllim zhvillimin e infrastrukturës.

Në lidhje me anëtarësimin në BE Shqipëria do jetë anëtare e iniciativës së tre deteve. Prandaj që sot kemi shprehur dëshirën që ajo të bashkëpunojë me anëtarët e tre deteve sidomos për zhvillimin e infrastrukturës. Për zhvillimin e kësaj pjese të Evropës, Evropa qendrore ka nevojë për këtë ide. Zhvillimi infrastrukturës ishte arsyeja kryesore e krijimit te tri deteve”, shtoi ai.

Më tej, presidenti polak bëri me dije se ekonomia, shkëmbimi tregtar dhe investimet në infrastrukturë, ishin kryefjalë takimit me homologun Begaj.

Sipas Dudës, sa i përket shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, ka pasur një rritje me 60% gjatë vitit 2022. Nëse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së, tha Duda, do të forcojë edhe më tej lidhjet ekonomike me Poloninë.

Kontrata të reja dhe forcim i lidhjeve ekonomike, rritje e shkëmbimit tregtar, 60% rritje në 2022.

Kemi potencial të jashtëzakonshëm, 200 milionë euro shkëmbim tregtar mes vendeve tona. Duhet të jetë disa herë më e madhe dhe shpresojmë se kjo do të ndodhë. Nëse bëhet anëtare e BE, Shqipëria do forcojë lidhjet ekonomike me Poloninë”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago