Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, deklaroi se kriptovalutat nuk vlejnë dhe nuk kanë asnjë siguri.
Lagarde tha për mediumin holandez “College Tour”, se politikanët duhet të vendosin rregulla për t’i mbrojtur investitorët e papërvojë, që investojnë në monedha digjitale.
“Jam e shqetësuar për ata njerëz që mendojnë se do të përfitojnë, që nuk i kuptojnë rreziqet e që do t’i humbasin të gjitha. Do të zhgënjehen tmerrësisht, prandaj besoj se kjo duhet të rregullohet”, tha ajo.
Këto nuk janë deklaratat e para skeptike të ish-shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj kriptovalutave. Ajo ndër të tjera pati potencuar se monedhat digjitale kanë mundësi të përdoren për pastrim parash.
Qeveria e Kosovës ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave për shkak të krizës energjetike. Të hënën, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, deklaroi se për pesë muaj qëkur u ndalua prodhimi, vendi ka pësuar humbje 80 milionë euro dëme.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…