Presidentja Osmani para Stoltenbergut: Veriu ka qenë dhe do të jetë pjesë e Kosovës – rajoni rrezikon të bëhet pikë ndezjeje si shkak i Rusisë

NATO Secretary General Jens Stoltenberg meets with President of Kosovo Ms. Vjosa Osmani-Sadriu at NATO Headquarters

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë konferencës që pati me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg i tha atij se Kosova ka forca keqdashëse të cilat janë të vendosura ta rrënojnë suksesin historik të saj.

Osmani tha se Kosova bashkë me rajonin rrezikojnë të bëhen pikë e ndezjes së konflikteve, për shkak të keqdashjes ruse dhe agjendës destablizuese të duarve të zgjatura, duke aluduar në Serbinë.

“Kosova po përjeton ndërhyrje të paligjshme të huaja dhe obstruksion të autoritetit legjitimit në veri dhe në shumë raste kjo ka sjellur edhe agresion”.

“Që të jem e qartë, veriu i Kosovës ka qenë dhe do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës. Nuk do të lejojmë që veriu të bëhet fushëbetejë për arritjen e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonalë”, tha Osmani.