Pavarësisht takimeve të shpeshta mes liderëve të rajonit, Ballkani mbetet një ndër zonat më të nxehta të globit. Raporti më i fundit i Qendrës për Veprimet Parandaluese thotë se në 2020 ekziston rreziku i një konflikti në rajon.
Më saktësisht, vendet e rrezikuara janë: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Kroacia.
Raporti e klasifikon rrezikun në tre zona. Zona e parë është ajo e kuqe, me rrezik mjaft të lartë konflikti. Zona e dytë është ajo me rrezik të moderuar, dhe zona e tretë ajo me rrezik të ulët.
Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit janë të përfshira pikërisht në kategorinë e fundit, atë me rrezik të ulët.
Kjo do të thotë se, pavarësisht se rreziku është mjaft i ulët, është i pranishëm, dhe edhe në 2020, rajoni duhet t`i ruhet një rindezje të gjakrave.
“Përshkallëzimi i tensioneve dhe ekstremizmi i dhunshëm në këto vende mund të rezultojë në paqëndrueshmëri politike dhe në përplasje të armatosur në 2020, thuhet në raport.
Në hartën globale ndërkohë, Shqipëria figuron në zonën e portokalli, atë me rrezik të moderuar, për shkak se është një vend anëtar i NATO-s
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…