KRYESORE

“Presim urdhrin tënd”, Pentagoni përgatitet për luftë me Iranin

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka bërë me dije se ushtria amerikane do të jetë e përgatitur të zbatojë çfarëdo urdhri që Presidenti Donald Trump vendos për Iranin.

Hegseth u pyet nga Trump në një mbledhje të kabinetit për të komentuar mbi situatën, ndërsa ky i fundit ka dërguar armatën detare pranë Iranit.

“Z.President, ju duhej, siç e kanë përmendur shumë anëtarë të tjerë të Kabinetit, të rindërtonit perceptimin e Amerikës. Dhe në Departamentin e Luftës, kjo do të thoshte rivendosja e parandalimit. Ajo që ndodhi në Afganistan, ajo që ndodhi në Ukrainë, një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë, ajo që ndodhi më 7 tetor në Izrael, nuk do të kishte ndodhur kurrë nën Presidentin Trump. Pra, si rezultat, ne duhet të rindërtojmë mënyrën se si armiqtë tanë na perceptojnë. Dhe kur Presidenti Trump tha ‘Iran, nuk do të kesh një bombë bërthamore’, ai e kishte me gjithë mend. Dhe ne i dërguam ato B-2 në gjysmën e botës dhe ata nuk e vunë re kurrë. Kur ai tha, ‘nuk do të tolerojmë më trafikimin e drogës në hemisferën tonë, ne i trajtojmë ata si Al-Kaedën e Hemisferës Perëndimore’, ai e kishte me gjithë mend dhe ne po e zbatojmë atë. Kur thatë, Z. President, ne po sigurojmë kufirin, ushtria ishte krenare që bëri pjesën e saj së bashku me sigurinë e atdheut, për ta bërë këtë. E njëjta gjë me Iranin tani, duke u siguruar që ata kanë të gjitha mundësitë për të bërë një marrëveshje. Ata nuk duhet të ndjekin aftësi bërthamore. Ne do të jemi të përgatitur të ofrojmë çfarëdo që ky president pret nga Departamenti i Luftës”, tha Hegseth.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago