Greqi – Prifti 53-vjeçar abuzon seksualisht me të mitura në “rrëfimoren e errët”. Rrëfimit “Më puthte në qafë”
Një prift 53-vjeçar në Agrinio u dënua në shkallë të dytë për abuzim seksual dhe përdhunim të tre vajzave, të cilat në atë kohë ishin të mitura. Një nga vajzat që është tashmë e rritur, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të rrëfejë publikisht gjithçka që përjetoi.
“Kur isha 13 vjeçe, filloi të më ngacmonte me prekje të papërshtatshme. Pastaj më kërkoi të më rrëfente vetëm, pa praninë e të tjerëve.”
Në rrëfimin e saj, ajo thotë se gjithçka ndodhte në një dhomë të errët që prifti e përdorte si rrëfimore.
“Më puthte në qafë dhe më prekte në vende intime. E dija që ishte e gabuar, por nuk guxoja të flisja. Ai ishte prift, dhe të gjithë e respektonin.”
Prifti u shpall fajtor për përdhunim, ngacmim seksual dhe posedim materialesh pornografike dhe u dënua me 27 vjet burg.
Në sallën e gjyqit, një nga nënat e vajzave doli në mbrojtje të priftit, duke mos i besuar vajzës së saj.
Vajza tha se prifti manipulonte jo vetëm vajzat, por edhe familjet e tyre, duke përdorur pozicionin e tij fetar për të fituar besimin dhe për t’i kontrolluar.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…