Jemi në fund të muajit Mars dhe fillim të muajit Prill i cili është muaj i ngritjes së ndjeshme të temperaturave, megjithatë fillimi i Prillit më shumë do të ngjajë dimrit të vërtetë se pranverës.
Nesër do të fillojë ulja e ndjeshme e temperaturave dhe priten edhe vranësira cilat do të vijnë duke u shtuar.
Erërat veriore, verilindore dhe veriperëndimore do të jenë mjaft të ftohta. Gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës do të fillojnë edhe reshjet e borës në territorin e Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht në Shqipëri do të fillojnë reshje të dendura shiu në viset mesdhetare. Me uljen e temperaturave reshje të dendura bore do të ketë në veri, verilindje, lindje, juglindje dhe disa pjesë në qendër të Shqipërisë. Reshje dëbore mund të ketë edhe në bregdetin verior të vendit si në Lezhë, Shkodër etj.
Të mërkurën cikloni do të fuqizojë ndikimin e tij në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut duke sjellur reshje të dendura bore në shumicën e territorit. Në viset mesdhetare (ultësira) të Shqipërisë do të ketë reshje intensive shiu.
Reshjet atmosferike do të ndërpriten gjatë natës në të enjten dhe nga e enjta do të fillojë stabilizimi gradual i motit dhe ngritja graduale e temperatruave, megjithatë në mëngjesin e së premtes mund të ketë acar deri në -5 gradë Celsius, kurse në viset malore do të jetë edhe më ftohtë prandaj apelojmë që brenda mundësive ti mbroni pemët tuaja.
Sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë goditja e fundit e fuqishme polare dhe nga fundjava do të kemi ngritje të temperaturave./Meteoballkan