FOTO&VIDEO

Papërgjegjësia e qytetarit: Theu karantinën për dy javë, sot u konfirmua me koronavirus

B.M, i cili sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus nga fshati Topanicë i Komunës së Dardanës, vetëm një ditë para se të mbylleshin kufijtë (13 mars), ka hyrë nga Gjermania në Kosovë.

I njëjti nuk i ka përfillur rregullat e karantinimit, nuk ka qëndruar fare në izolim. Madje, disa herë është kërkuar nga Policia e Kosovës në shtëpinë e tij, por nuk kanë arritur ta gjejnë.

Gazeta Insajderi, mëson se ai ka vozitur autobusin e kompanisë “Maxhari Tours”.

Ky rast tregon për papërgjegjësinë e një qytetari, i cili do të duhej të qëndronte për dy javë të paktën në izolim, për të parë nëse është prekur ose jo nga koronavirusi, pasi vinte nga një shtet që tashmë ishte prekur nga COVID-19.

Bazuar në këto të dhëna ai ka pasur kontakte edhe me familjarë e njerëz të tjerë përreth, të cilët aktualisht mund të jenë të rrezikuar, pasi virusi është bartës.

Në lidhje me gjendje e banorit nga Kamenica ka folur edhe kryetar i kësaj komuna, Qëndron Kastrati, i cili përmes një shkrimi ka thënë se gjendja e tij është e mirë.

“Siç keni mund ta dëgjoni edhe përmes lajmeve, është regjistruar rasti i parë me COVID-19 nga Kamenica. Gjendja e personit në fjalë është e mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me IKShP-në”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Insajderi.

Sonte janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë”, u tha në njoftimin e IKShPK-së.

Numri i të infektuarve ka arritur në total 106, një person ka vdekur teksa dy janë shëruar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago