Profesori i mjekësisë del kundër mbylljes, thotë se pasojat do të jenë më të mëdha se virusi

Profesori i mjekësisë, Gani Bajraktari ka thënë se është kundër mbylljes për shkak të përhapjes së madhe të COVID-19. Ka dhënë disa arsye se pse Qeveria s’duhet të marrë një vendim të tillë.

Së pari, Bajraktari ka thënë se mbyllja nuk e ndryshon gjendjen ndërsa dëmet do të jenë shumë më të mëdha nëse një paralajmërim i tillë realiziohet.

Personalisht, JAM KUNDER MBYLLJES, per dy arsye te thjeshta:

1) Nuk do te ndryshoj asgje gjendja pas 2-3 javesh, kur do te hiqet mbyllja, nderkohe qe nuk mund te mbahet pafundesisht i mbyllur vendi,

2) Virusi eshte shtrire gjithandej, saqe me s ka kush ndaj kujt te izolohet,

3) Demet kolaterale te mbylljes (vdekjet nga semundjet kardiovaskulare, mendore, demet ekonomike, etj), do te tejkalojne pasojat e virusit corona (ne rast te mos-mbylljes)”, ka shkruar Bajraktari.

Postimi i plotë i Gani Bajraktarit

KUSH JANE ”FAJTORET”?

Semundja COVID-19 tashme eshte shtrire ne krejt Kosoven. Si duket nuk ka me lagje ne Kosove qe nuk ka qene e vizituar nga ”mysafiri” i padeshiruar – virusi Corona!

Tashme, si duket nuk ka asnje repart ne QKUK qe nuk ka personel te infektuar nga ky virus. Sipas logjikes se para 2-3 muajsh (komplet te gabuar), sot ishte dashur qe te mbyllet komplet QKU, sepse virusi ka qene ne cdo repart! Jo tashme tek nje pacient qe ka kaluar atypari, por tek mjeku dhe infermierja, me te cilet personeli tjeter kane punuar se bashku per 24 ore! Por, kjo nuk mund te ndodh, sepse mjeket dhe infermieret, ushtaret qe te fundit dorezohen duhet te jane aty, per te cuar ne vend ate qe pak-kuh ne kete vend e vlereson, ate Betimin e Hipokratit, qe nuk i le te ikin nga pacientet e tyre – me dhe pa COVID! Ata duhet te rrijne aty deri, pavaresisht kushteve, pavaresisht pagave nencmuese, pavaresisht veshtiresive qe kane per te mbajtur familjet e tyre!

Po kush eshte fatori pse kemi sot kaq shume te infektuar ne Kosove?

Ne radhe te pare dhe me kryesori eshte vet VIRUSI, te cilin nuk ka force qe ta ndaloje pa e bere te veten: do te trokas dere me dere dhe do te vizitoje shumicen e shtepive ne bote, dhe ne Kosove gjithashtu! Virusi erdhe nga Zoti, nuk e krijuan as politikanet, a mejket, as ata qe shajne politikanet, as ata qe shajne mjeket! Ai erdhe per ta trazuar boten dhe do levize e do shetis boten, sikur te ishet sundimtari i kahershem i ketij planeti. Kjo, sepse ky armik i perbashket i njerezimit eshte shume i vockel, paduskshem, dhe sepse mjekesia akoma nuk ka gjetur (dhe nuk besohet se do te gjeje) nje bar qe do ta mbys kete qenje te vogel me sherr me te madh.

Nje pjese te vogel te fajit per perhapjen e virusit ne Kosove mbase e kane edhe popullata, qe nuk eshte treguar shume e kujdesshme per tu mbrojtur nga ky virus. Por faji i tyre eshte shume i vogel, sepse ndaj ketij virusi, per te cilin akoma dihet pak edhe vendet me te zhvilluara (se fundi doli teoria se ai vjen dhe nga ajri), nuk ia dolen qe te ruhen edhe popujt me te pasur, e mbase edhe me te disiplinuar e kulturuar, sic jane italianet, belget, spanjollet, suedezet, britaniket, amerikanet, etj. Nuk arriten te ruhen, per arsyet qe ceka me larte, dhe do ta kene te veshture te ruhen edhe ata me fanatiket e ruajtjes se shendetit, sepse qenja njerezore e ka te veshtire te rrije i ngujuar me muaj e vite!

Ajo qe eshte krejt e pakuptimte ne Kosove, eshte lufta e iu behet Ministrave e Kryeministrave, Qeverive e deputeteve per virusin corona! Ata mund te kene mijera mekate te tjera, mund te jene teper te papranueshem ne skenen politike; ata mund te kene bere vepra te keqija, e mund te mos kene bere vepra te mira qe eshte dashur te bejne. Por, ata dhe ato (pa dallim race, feje, partie e gjinie), nuk kane asnje faj te vetem pse kosovaret semuren nga virusi corona, dhe pse dikush nga keta te semure (e ai dikush mund te jam edhe une) edhe mund ta humbe betejen me virusin!

Virusin qe shkakton semundjen COVID-19 nuk jane duke e njohur dhe nuk po arrijne te ia gjejne ilacin e mbytjes dhe perhapjes se tij as ekspertet me te mire te fushes ne rang boterore, e lere me ekspertet vendor, te cilet jo rralle e kane huqur komplet qasjen ndaj ketij armiku. Nuk dua te fajesoj ata per kete huqje, sepse huqja ishte ne rang boteror, por nese kujtojme ne retrospektive deklarimet e tyre per ”dy-javeshin” e famshem dhe ”peak-un” e shtrirjes se ketij virusi ne Kosove.

Politizimi lidhur dhe per virusin corona, eshte tejet e pamoralshme, shume e ulte dhe madje me gjason ne nje qasje kanibaliste, ne kohen kur njerezimi po vuan vuajtjen me te madhe ne dekadat e fundit!

Rrebeshe sulmesh te kundershtareve politike perjetoi ish-Ministri Vitia per aplimin e masave mbyllese ne Kosove, i cili u detyrua qe te aplikoje masat mbyllese, krejtesisht te panevojshme ne ate kohe, kur kishte nje numer teper te vogel te te infektuarve. Atehere, une e pata kualifukar si veprim te paaresyshem, te cilin veprim edhe une po te isha Minister do ta beja, per ta ”shpetuar koken” nga kundershtaret, te cilet ishin te pameshirshem ndaj tij. Te njejtit kundershtare, te mbeshtetur nga intelektual e ”heronj” te panedemise, filluan qe ta sulmojne per shterngim te masave, te cilet e detyruan Ministrin qe te cliroi masat mbyllese, ne kohen kur kishte numer shume me te madha rastesh te reja krahasuar me kohen kur ato i kishte vene. Qendrim iracional i ish-Ministrit, por veprim i arsyeshem per tu mbrojtur nga sulmuesit qe nuk kane ndjenja nerezore, dhe shofin vetem perfitimet e tyre edhe ne kohe pandemie, edhe nga te vdekurit, edhe nga te semuret, edhe nga te vuajturit.

Cfare po ndodhe sot? Eshte e njejta gje, vetem se akteret kane nderruar! Tash, eshet grupi tjeter qe ben sulme edhe barbar ndaj Ministrit tjeter – Zemaj, thuase ai e solli virusin! Akuza e fyerje, qe veq ne Ballkan mund te degjoje njeriu ndaj nje Ministri, nga ”intelektual” te llojeve e tipeve te ndryshme, kryesisht nga ata qe mbronin ish-Ministrin Vitia.

Ata-ato qe dijne veq te shajne e ndjellin zi (edhe per qellime e perfitime personale) sot jane ngritur dhe kane mbeshtetur Qeverine qe te fus gjendjen e jashtezkonshme, dhe ate per dy jave!

Cfare do beje une po te isha Minister ose Kryeminister (te cilet normalisht duhet te veprojne ne baze te rekomandimeve te ISHPK-se, e te cilat jo gjithehere ishin te qelluara)? Mbase do te detyrohesha te beje kete veprim edhe une, sepse sulmet jane primitive dhe barbare.

Nje gje eshte e sigurte: Nese Qeveria izolon popullin dhunshem qe te rrije i mbyllur, do te kemi me pak te semure dhe me pak te vdekur nga COVID-19! Ketu nuk kemi asnje dileme!

Mirepo, nuk eshte ne kete vend vetem COVID-19: Ky vend ka me shume 1000 probleme tjera dhe te panjohura tjera.

Ceshtja e pare qe duhet te shtrohet ne kete moment eshte: Cfare pas dy javesh? Sepse virusi ketej do jete, jo vetem pas dy javesh, por edhe pas dy muajsh, edhe per nje kohe qe ne nuke dijme: A do ta shajme pastaj Ministrin qe hoqi gjendjen e jashtezakonshme? Duke e njohur tashme mire kete kasten e sharesve, jam i sigurte se do ta shajme! Po, nese nuk futet gjendja e jashtezakonshme, a do ta shajme Ministrin? Posi, do ta shajme sa s ben!

Cfare do te ndodhe me pacientet me semundje tjera per shkak te izolimit? A e dini sa njerez ne Kosove kane vdekur per shkak te COVID-19, pa qene te infektuar, por nga frika e tyre dhe e personelit per tu trajtuar per semundjen baze? Jane shume! Shume me shume se nga virusi corona!

Cfare do te ndodhe me strestin post-traumatik? Me shendetin mendor? Me depresionin? Vete-vrasjet? Ekonomine? Dhunen familjare, etj.

Ose, nje pyetje me e thjeshte per sharesit kujdestar, te cilet pa pike morali shajne cdokend dhe cdo gje ne Kosove: Ta mbyllim a mos ta mbyllim Kosoven? Cdo kush qe ben kete sondazh, do ta shof qarte se cafer qendrimesh kontradiktore kemi si shoqeri, per probleme qe pak i njofim, dhe sa te prirur jemi per te share njerezit pa asnje baze!

Qeveria do te veproje ne baze te rekomandimeve te eksperteve, te cilat edhe nese jane te gabuara dhe Qeveria merr vendim te gabuar, une nuk do ta shaje sepse ata nuk kane faj per rekomandimet e gabuara te grupit te eksperteve.

Personalisht, JAM KUNDER MBYLLJES, per dy arsye te thjeshta:

1) Nuk do te ndryshoj asgje gjendja pas 2-3 javesh, kur do te hiqet mbyllja, nderkohe qe nuk mund te mbahet pafundesisht i mbyllur vendi,

2) Virusi eshte shtrire gjithandej, saqe me s ka kush ndaj kujt te izolohet,

3) Demet kolaterale te mbylljes (vdekjet nga semundjet kardiovaskulare, mendore, demet ekonomike, etj), do te tejkalojne pasojat e virusit corona (ne rast te mos-mbylljes).

Mirepo, une do te zbatoj cfaredo vendimi qe merr Qeveria, dhe nuk do ta shaje ate (per COVID-19).

#MbaniDistancen

#VendosniMaskenKurNukMundTeMbaniDistancen

#JetoniJetenTuaj